• Banner

Lista e librave të botuesit Cabej

Cabej

Janë 113 libra.

Je duke parë 1 - 12 nga 113 artikull(j)

Botuesi: Cabej

Tropikë të trishtë, Claude Levi-Strauss

(0)

Libër përmbi udhëtimin më fort sesa libër udhëtimi, Tropikë të trishtë është njëkohësisht edhe një autobiografi inte- lektuale, ku përveç dëshmive piktoreske nga jeta e një shoqërie nga më primitivet e rruzullit, trajtohet raporti ndërmjet botës së vjetër e botës së re, vendi i njeriut në natyrë, kuptimi i zhvillimit dhe i qytetërimit njerëzor.

Çmimi 4,74 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Cabej

Izraelitët në Shqipëri, Josef Jakoel

(0)

Ka njerëz që përpiqen të njollosin me shpifje të ulët qëndrimin fisnik dhe burrëror që mbajti populli shqiptar karshi izraelitëve duke i shpëtuar ata nga duart e nazistëve. Këta njerëz thonë se ky qëndrim i shqiptarëve karshi izraelitëve ka qenë i diktuar nga interesi, sepse izraelitët kishin para që të paguanin përkrahjen që u jepej.

Çmimi 12,63 
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Çarli dhe ashensori i madh prej xhami, Roald Dahl

(0)

A keni kureshtje të dini si vijojnë aventurat plot humor e fantazi të Vili Vonkës e Çarlit të librit "Çarli dhe Fabrika e Çokollatave"? Të mësoni për Ashensorin e Madh prej Xhami që vozit në hapësirë më mirë se një anije kozmike, me "astronautët trima" Vili Vonka e Çarli Buket?

Çmimi 15,26 
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Kulla e Sahatit, Ardian Vehbiu

(0)

Dy qytetërime të përkundërta u harlisën rreth saj: i pari që Kullës iu referua e iu rrit përreth pothuajse si për ta mbrojtur, sepse pa të nuk do të gjente dot një arsye për të vazhduar të rritej; dhe i dyti, që Kullën u përpoq ta shpërfillte, ta linte në hije, t’ia zhvishte virtytet simbolizuese, ta linte të thahej në harresë e në heshtje.

Çmimi 7,37 
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

15 ditë prilli, Anisa Markarian

(0)

Në një cep të sallës, një vajzë flokëverdhë e ngritur në këmbë po i bënte shenjë me dorë. Ishte aq trupimët e gjymtyrëhollë, saqë ngjante e parritur. E thërrmueshme, madje. Me një lëkurë të tejdukshme si cipë veze, dy gjinj të porsashpërthyer e një qafë qumështore si kërcell barishtor.

Çmimi 15,79 
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Njëmijë e një net, vëllimi i katërt, përralla arabe

(0)

Ky vëllim përmban përrallat: Historia e princit Zein Alasnam dhe e mbretit të xhindëve, Historia e Kodadadit dhe e vëllezërve të tij, Historia e princeshës së Deriabarit, Aventurat e kalifit Harun – Al – Rashid, Historia e të verbtit Baba Abdulla, Historia e Sidi Numanit, Historia e Ago Hasan Alhabalit, Historia e dashurisë së Kamaralzamanit, princit të...

Çmimi 9,47 
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Shënime nga bodrumi, Fjodor Dostojevski

(0)

Shënime nga bodrumi u botua për herë të parë në 1864 në stinën më të errët të karrierës së Dostojevskit. Ndër të parat romane të autorit, është si doracak i krejt filozofisë së tij dhe njëherësh vepra që u priu romaneve të mëdha të mëvonshme, si Idioti, Krim e ndëshkim e Vëllezërit Karamazov.

Çmimi 7,37 
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Studime permbi etimologjine dhe fjaleformimin e shqipes, Norbert Jokl

(0)

Vepra shkencore e tij ka tematikë më të gjerë se e pararendësve. Ajo rrok historinë e periudhave të kaluara të gjuhës e zbret gjer në shkallën moderne. Edhe në tematikë ajo paraqet diçka tërësore, një sistem në vetvete. Ai ndërmori gjurmime të thelluara në fonetikë, morfologji, leksik, etimologji, histori gjuhësore, dialektologji.

Çmimi 12,63 
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Shalli i zi e tregime te tjera, Luigi Pirandello

(0)

Novelat e Luigi Pirandellos, pjesë e përmbledhjes "Shalli i zi e tregime të tjera" konsiderohen një ndër majat më të larta të tregimtarisë italiane. Të shkruara në fillim shekullin e XX, ato janë një radiografi e pamëshirmshme e marrëdhënieve njerëzore, arsye për të cilën mbeten kaq aktuale edhe sot.

Çmimi 10,53 
More
Në gjendje