• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Raymond Carver

Raymond Carver lindi në Klatskoni, Oregon të Shteteve të Bashkuara më 1932 dhe jetoi në Port Enxhëlls, Uashtington deri sa u nda nga jeta më 2 gusht 1988. Ai ishte bursist i Gugenheimit më 1979 dhe fitoi dy herë grante nga Fondi Kombëtar për Arte. Më 1983 Carver mori çmimin prestigjos Mildred and Harold Strauss. Më 1988 ai u zgjodh në Akademinë dhe Institutin Amerikan të Artit dhe Letërsisë dhe mori Doktoratë në Letërsi nga Universiteti i Hartfodit. Veprat e tij janë përkthyer në më shumë se njëzet gjuhë.

Ai njihet si shkrimtari që rigjallëroi tregimin e shkurtër në SHBA dhe që u foli lexuesve me të vërtetë me gjuhën e tyre të përditshme. Ai e filloi karrierën si shkrimtar fillimisht duke ndjekur kursin si shkrimtar në qytetin e Ajouas në shtetin e Ajouas në fund të viteve '50.

Filtrat aktiv

Botuesi: Toena

Për çfarë flasim kur flasim për dashuri, Raymond Carver

Kjo përmbledhje e shënjuar nga një rrëfimtari e zhdërvjelltë, me stil minimalist, në formë bashkëbisedimi dhe, njëkohësisht, e parë nga një këndvështrim i hollë i mënyrës se si njerëzit komunikojnë në të vërtetë, është kthyer shumë shpejt në një nga veprat më me ndikim në letërsinë moderne.

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje