Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

Përshtypje(t): 0

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.

Çmimi 0,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Përshtypje(t): 0

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.

Çmimi 1 050,00 Lekë
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përshtypje(t): 0

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.

Çmimi 700,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000783

Botuesi: Onufri

Darka e gabuar, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.

Çmimi 700,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001180

Botuesi: Onufri

Aksidenti, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.

Çmimi 800,00 Lekë
More
Në gjendje
Më të shiturat
  • Banner

Lista e produkteve të botuesit Fjodor Dostojevski

Shkrimtari rus i shekullit të 19 Fjodor Dostojevski shkroi mbi personazhe që justifikonin vrasjen në emër të besimeve të tyre ideologjike. Për këtë arsye, argumenton John Gray, ai mbeti autor i rëndësishëm që nga ajo kohë, përgjatë ngritjes së shteteve totalitare të shekullit të 20 deri te “lufta kundër terrorit”.

Kur Fjodor Dostojevski përshkroi në romanet e tij se si idetë kanë fuqinë të ndryshojnë jetët e njerëzve, ai dinte se për çfarë po shkruante.

Lindur më 1821, shkrimtari rus qe në të njëzetat kur u bashkua me një grup intelektualësh radikalë në Shën Petersburg të cilët qenë magjepsur nga teoritë utopike të socializmit francez. Një agjent policor i cili qe infiltruar në grup i raportoi diskutimet e tyre te autoritetet. Më 22 prill 1849, Dostojevski u arrestua dhe u burgos krahas anëtarëve të tjerë të grupit dhe pas disa muaj hetime ata u shpallën fajtor se po planifikonin të shpërndanin propagandë subversive dhe u dënuan me vdekje me pushkatim.

Dënimi u konvertua me internim në një kamp pune të detyruar por autoriteti i carit për të përcaktuar jetën dhe vdekjen u konfirmua duke i detyruar të burgosurit të përjetonin një situatë ekzekutimi fals.

Në një maskaradë u organizua me kujdes dhe Dostojevski e shokët e tij u morën një mëngjes më 22 dhjetor 1849 në një fushë paradash ushtarake, ku qe përcaktuar vendi i ekzekutimit. Krimet dhe dënimi u lexuan dhe një prift orthodoks i kërkoi atyre të pendoheshin.

Tri nga grupi qenë lidhur me shtyllat gati për ekzekutim. Në momentin e fundit pasi erdhi edhe bateria e daulleve të ekzekutimit, skuadra e pushkatimit uli pushkët. Të lehtësuar, të burgosurit u lidhën me zinxhirë dhe u dërguan në internim në Siberi – në rastin e Dostojevskit, katër vjet punë të detyruar të pasuar nga shërbimi i detyruar në ushtrinë e Rusisë. Në vitin 1959 një car i ri e lejoi Dostojevskin të kthehej nga ekzili në Siberi. Një vit më vonë ai u kthye në botën letrare të Shën Petersburgut.

Eksperienca e Dostojevskit e ndryshoi atë në thellësi. Ai nuk e braktisi idenë e tij se shoqëria ruse duhej të ndryshohej në mënyrë radikale. Ai vijoi të besojë se institucioni i bujkrobërisë dhe thellësisht i pamoralshëm dhe deri në fund të jetës së tij urrente aristokracinë. Por eksperienca e tij e të qenit atë që ai pati besuar se qe fundi i jetës së tij i dha atij një këndvështrim të ri mbi kohën dhe historinë. Shumë vite më vonë, ai tha: “Nuk mbaj mend të kem qenë në ndonjë ditë tjetër më i lumtur se në atë ditë.”

Nga ajo kohë e pas ai kuptoi se jeta njerëzore nuk qe një lëvizje nga e shkuara e prapambetur te një e ardhme më e mirë, siç pati besuar ai kur ndante idetë e inteligjencës radikale. Në vend të kësaj, çdo qenie njerëzore qëndronte në çdo moment në cep të përjetësisë. Si rrjedhojë e këtij zbulimi, Dostojevski u bë gjithnjë e më mosbesues ndaj ideologjisë së progresit ndaj së cilës qe magjepsur kur qe djalë i ri.

Ai qe veçanërisht i neveritur nga idetë që gjeti në Shën Petersburg kur u kthye nga dekada e tij e ekzilit siberian. Gjenerata e re e intelektualëve rusë qe mbërthyer nga teoritë dhe filozofitë Europiane. Materjalizmi francez, humanizmi gjerman dhe utilitarizmi anglez qenë shkrirë që të treja për një kombinim të çuditshëm rus që u quajt “nihilizëm”.

Ne sot kemi tendencën të besojmë se nihilisti është ai që nuk beson në asgjë, por nihilistët rusë të viteve 1860 qenë shumë ndryshe. Ata qenë besues të etur të shkencës, të cilët deshën të shkatërronin traditat morale dhe fetare që e kanë udhëhequr njerëzimin në të shkuarën, me synimin për të krijuar një botë të re dhe më të mirë. Ka shumë njerëz që besojnë gjëra të ngjashme edhe sot.

Akuzat e Dostojevskit ndaj nihilizmit u prezantuan në romanin e tij të madh Djajtë. Publikuar më 1872, libri është kritikuar se është didaktik në tonalitet dhe nuk ka dyshime se ai dëshironte të tregtonte se idetë dominuese të gjeneratës së tij qenë të gabuara. Por historia që Dostojevski tregon është gjithashtu një humor i zi, i këndshëm në mënyrë të pamëshirshme në përshkrimin që i jep intelektualëve mendjengritur që luajnë me konceptet revolucionare poa kuptuar asgjë nga ajo që revolucioni është në realitet.

Ngjarja e përshkruar në libër është një version i ngjarjeve të vërteta që ndodhën ndërkohë që Dostojevski po e shkruante librin. Një ish mësues në një shkollë kishe që u kthye në terrorist, Sergei Nechaev, u arrestua dhe dënua për përgjegjësi në vrasjen e një studenti. Nechaev pati shkruar një pamflet Katekizmi i një Revolucionari, në të cilin argumentonte se çdo mjet (përfshirë shantazhin dhe vrasjen) mund të përdoren për të përparuar në kauzën e revolucionit. Studenti pati vënë në pikëpyetje politikat e Nechaev dhe rrjedhimisht ai duhej të eliminohej.

Dostojevski sugjeron se rezultati i braktisjes së moralitetit për hatër të idesë së lirisë do të jetë një lloj tiranie më ekstreme se çdo tirani tjetër e të shkuarës. Siç rrëfen një nga personazhet e Djajve: “Unë jam zënë në kurthin e të dhënave të mija dhe konkluzioni im është kontradiktor pikërisht me idenë fillestare nga u nisa. Nga liria e pakufi, unë përfundoj te despotizmi pa kufi.”

Si një përshkrim i asaj që ndodhi në Rusi si rezultat i revolucionit Bolshevik gati 50 vjet më vonë, kjo vështirë se mund të shkruhej më mirë se kaq. Megjithëse ai e kritikoi Nechaev se u bazua shumë tepër në aktet individuale të terrorizmit, Lenin e admironte atë për gatishmërinë për të kryer çfarëdolloj krimi në rast se ai krim i shërbente revolucionit. Por siç parashikoi Dostojevski, përdorimi i metodave çnjerëzore për të arritur një lloj të ri lirie prodhoi një lloj represioni shumë më të thellë se sa barbaritë teatrale të carizmit.

Romani i Dostojevskit përban një leksion që shkon shumë përtej Rusisë. Përkthimet e para në anglisht kishin titullin Të Poseduarit – një keqlexim i një fjale ruse që më saktë mund të përkthehet si Djajtë. Por titulli më i hershëm mund të ketë qenë më pranë synimeve të Dostojevskit. Megjithëse me raste ai është i pamëshirshëm në mënyrën se si i përshkruan, nuk janë revolucionarët djajtë. Janë idetë te të cilat revolucionarët janë skllavëruar.

Dostojevski mendoi se defekti në zemrën e nihilizmit të Rusisë qe ateizmi, por ti nuk ke nevojë të mbështesësh këndvështrimin e tij në këtë pikë për të parë se kur ai shkruan për ide me fuqi djallëzore është shtrënguar pas një çrregullimi të pastër njerëzor. Nuk ke nevojë as të miratosh mendimin politik të Dostojevskit, i cili qe një version mistik i nacionalizmit i mbytur thellë me ksenofobi.

Ajo që Dostojevski diagnostikoi – dhe me raste vuajti edhe vetë – qe tendenca për të menduar për idetë si gjëra që në një farë mase janë edhe më të vërteta se sa qeniet njerëzore. Do të qe gabim të mendosh se ne nuk kemi rënë në një lloj të tillë të menduari zhgënjyes. Janë luftërat që Perëndimi luftoi në Lindjen e Mesme përgjatë dekadës së fundit dhe të cilat më së shumti sulmohen si përpjekje pak më të mëdha se sa thjeshtë grabitja e burimeve natyrore, por nuk jam i sigurtë se kjo është e tërë e vërteta. Një lloj fantazie morale ka qenë po aq e rëndësishme në shpjegimin e ndërhyrjeve të përsëritura të Perëndimit dhe dështimet e tyre gjithashtu të përsëritura.

Ne jemi mësuar të imagjinojmë ide të tilla si “demokracia,” të drejtat e njeriut” dhe “liritë”, kanë një pushtet të brendshëm i cili mund të transformojë jetën e çdokujt që ekspozohet përballë tyre. Ne kemi nisur projekte për ndryshim regjimesh, të cilat synojnë të realizojnë këto ide duke rrëzuar tiranë.

Por eksportimi i revolucionit është një modë që mund të ketë për pasojë copëzimin e shtetit, siç ka ndodhur në Liri, Siri dhe Irak, duke sjellë luftë civile, anarki dhe lloje të reja tiranie.

Rezultati është pozicioni në të cilin e gjejmë veten në kohën tonë. Politika perëndimore tashmë udhëhiqet nga frika ndaj forcave dhe ideve që kanë dalë në pah nga kaosi që krijoi ndërhyrja e mëparshme perëndimore. Për fat të keq, kjo frikë nuk është e pabazë. Rreziku që këto konflikte të na përplasen mbrapsht ne si qytetarë Perëndimore që kanë luftuar në to është tërësisht tepër real.

Ne na pëlqen të mendojmë se shoqëritë liberale janë imune nga fuqia e rrezikshme e ideve. Por është një iluzion të mendojmë se ne nuk kemi djajtë tanë. Të poseduar nga konceptet grandioze të lirisë, ne jemi përpjekur të ndryshojmë sistemet e qeverive të vendeve që ne nuk kemi filluar as t’i kuptojmë. Njësoj si revolucionarët e zhgënjyer toromanit të Dostojevskit, ne kemi kthyer koncepte abstrakte në idhuj dhe kemi sakrifikuar të tjerët dhe veten tonë në përpjekje për t’i shërbyer këtyre idhujve.

 

Veprat e tjera të mëdha të Dostojevskit

Krim dhe Ndëshkim (1866): Historia e Raskolnikovit, një studenti të ri në Shën Petersburgun e shekullit të 19 i cili pushtohet nga ndjenja e fajit pasi vret një fajdexheshë.

Idioti (1868): Historia e Princit Mishkin – “idioti” i titullit – natyra naive e të cilit krijon katastrofa për njerëzit përreth tij.

Vëllezërit Karamazov (1880) – Roman filozofik mbi katër vëllezër dhe babain e tyre pronar tokash, vrasja e të cilit ngre pyetje mbi Zotin, vullnetin e lirë dhe moralitetin.

Referenca: 2620

Botuesi: UEGEN

Adoleshenti, Fjodor Mihajllovic Dostojevski

Përshtypje(t): 0

Unë mendoj kështu: kur qesh një njeri, nuk shihet dot me sy! Se të qeshurit ia bën më të theksuar vulgaritetin njeriut, i theksohet diçka poshtëruese, ndonëse vetë personi as që dyshon ndonjëherë për këtë. Se as këtë s'e dimë: çfarë shpreh fytyra jonë kur flemë?

Çmimi 1 200,00 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Idioti, Fjodor Dostojevski

Përshtypje(t): 0

Ky është romani në të cilin mishërohen në trajtën më të plotë parimet krijuese të Dostojevskit dhe ku zotërimi i çuditshëm i subjektit arrin lulëzimin e vërtetë. Në të rrëfehet historia e qartë dhe tejet e dhimbshme e princit fatkeq Mishkin, e Rogozhinit të tërbuar dhe e Nastasia Filipovnës së trishtuar.

Çmimi 1 500,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001896

Botuesi: UEGEN

Idioti, Fjodor Mihajllovic Dostojevski

Përshtypje(t): 0

Fjodor Dostojevski u bë i famshëm për krijimin e "heroit të rrugës", një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern.

Çmimi 1 400,00 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2251

Botuesi: Redona

Krim dhe ndeshkim (pershtatje per femije), Fjodor Dostojevskij

Përshtypje(t): 0

Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtjeje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Çmimi 300,00 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Krim dhe ndeshkim, Fjodor Dostojevski

Përshtypje(t): 0

Pse u duket kaq i shëmtuar veprimi im? – thoshte me vete. – Ngaqë është një veprim keqbërës? Ç'do të thotë "veprim keqbërës"? Të paktën, ndërgjegjen e kam të qetë. Sigurisht që është bërë një krim, është shkelur një nën i ligjit dhe është derdhur gjak; e pra, për atë nen që është shkelur, merrni kokën time dhe me kaq të mbyllet kjo punë!...

Çmimi 2 000,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001451

Botuesi: Te tjere

Krim dhe ndeshkim, Fjodor M Dostojevski

Përshtypje(t): 0

"Krim dhe ndëshkim" është një roman social, psikologjik, filozofik dhe ideologjik. Ky ishte një roman i ri për letërsinë botërore, pasi ai trajtonte një larmishmëri problemesh: problemin e kushteve të ekzistencës së shoqërisë dhe shtresave të ulëta të popullsisë, alkoolit dhe prostitucionit.

Çmimi 1 300,00 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Kumarxhiu, Fjodor Dostojevski

Përshtypje(t): 0

Maskarai me të vertetë luan shumë ndyrë. Unë madje nuk jam kundër mendimit se këtu te tavolina bëhen vjedhje nga më të zakonshmet. Kruperët që janë ulur në të dy skajet e tavolinës ndjekin shumat e parave që vihen dhe lajnë hesapet, ka tmerrësisht shumë punë. Ja dhe një maskara! Shumica janë francezë.

Çmimi 1 000,00 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Net te bardha, Fjodor Dostojevski

Përshtypje(t): 0

... ja, tashmë edhe libri i marrë pa qëllim dhe rastësisht, i bie nga duart ëndërrimtarit tim, pa mbërritur as edhe gjer te faqja e tretë. Imagjinata e tij përsëri u kurdis, u ngacmua, dhe papritur përsëri një botë e re, një jetë e re magjepëse shkëlqeu para tij në një perspektivë të shkëlqyeshme.

Çmimi 500,00 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Shënime nga bodrumi, Fjodor Dostojevski

Përshtypje(t): 0

Shënime nga bodrumi u botua për herë të parë në 1864 në stinën më të errët të karrierës së Dostojevskit. Ndër të parat romane të autorit, është si doracak i krejt filozofisë së tij dhe njëherësh vepra që u priu romaneve të mëdha të mëvonshme, si Idioti, Krim e ndëshkim e Vëllezërit Karamazov.

Çmimi 700,00 Lekë
More
Në gjendje