"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Ekonomisti i sjelljes në MIT, Dan Ariely, përmes një serie eksperimentesh informuese dhe shpeshherë surprizuese, e hedh poshtë supozimin e zakonshëm se ne sillemi në mënyra krejtësisht racionale. Ariely, i cili ndërthur përvojën e përditshme me kërkimet novatore, na shpjegon se si pritshmëritë, emocionet, normat sociale dhe forca të tjera të padukshme dhe...
Nga autori bestseller i The New York Times me librin Arti i brishte i not giving a f.ck, Mark Manson, vjen ne shqip libri i tij Joshi femrat me sinqeritet.
Ai zbuloi matematikën e optikës, tregoi se si rrezet e dritës bien mbi kornenë e syrit, dhe prodhoi iluzione të ndryshimit të perspektivës në Darka e fundit.
Çfarë është lidershipi etik? Si mund të bësh atë që është e drejtë në vend të asaj me përfitim politik? Si mund të ruash besnikërinë ndaj vlerave të institucioneve për të cilët je betuar se do t'i mbrosh, ndaj vlerave që ke dedikuar jetën për t'i mbështetur, edhe nëse kjo besnikëri vjen me një kosto personale?
Njohuritë dhe këshillat e Marcus-it, që nga jetesa e deri te përballja me vështirësitë dhe bashkëveprimi me të tjerët, e kanë bërë librin Meditime thelbësor si për shtetarët, ashtu dhe për filozofët, ndërsa breza të tërë lexuesish të zakonshëm kanë reaguar pozitivisht ndaj stilit të tij të drejtpërdrejtë dhe intim.
Libri “Mësimet e historisë”, një studim përmbledhës i kulturës dhe qytetërimit të njerëzimit, është produkt i punës kërkimore të një jete të tërë nga historianët Will dhe Ariel Durant.
Po sikur karizma të mund të mësohej? Miti i karizmës është ideja se karizma është një cilësi thelbësore e lindur – ose e keni (Bill Clinton, Steve Jobs, Oprah) ose jo. Por, siç Olivia Fox Cabane zbulon, kjo nuk është aspak e vërtetë. Sjelljet karizmatike mund të mësohen dhe përsosen nga kushdo.
“Një analizë bindëse e fenomeneve bashkëkohore - Trump/ Brexit - dhe një paralajmërim rrëqethës për çka na pret në të ardhmen . . . një libër kthjellues dhe provokativ”.
Kirkus Reviews
Kapitalizmi, thonë kritikët e tij, u jep përparësi fitimeve mbi njerëzimin, krijon monopole dominuese dhe minon demokracinë. Zitelmann shqyrton me radhë secilin prej këtyre argumenteve dhe zbulon të metat kritike që i zhvlerësojnë ato.