"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Nëse i thua një të panjohuri se flet me veten, me siguri do të quajë anormal. Por e vërteta është se të gjithë ne kemi një zë në kokë. Kur i flasim vetes shpresojmë të gjejmë një instruktor, mirëpo përballemi qortuesin tonë të brendshëm.
Ky ditar, sipas stilit klasik të Mark Manson, nuk është diçka që përdoret “një herë në ditë” apo “një herë në javë”. Mund ta përdorësh kurdoherë. Ose fare. Lëre dhe ktheju sërish. Ose jo.
Nga autori bestseller i The New York Times me librin Arti i brishte i not giving a f.ck, Mark Manson, vjen ne shqip libri i tij Joshi femrat me sinqeritet.
Le të jemi të sinqertë - askush prej nesh nuk ka marrë një manual kur lindëm. Nëse po has vështirësi për të zgjidhur një problem apo për të realizuar një ëndërr, problemi nuk je ti. Nuk është se s'je punëtor, inteligjent, apo i denjë, por nuk ke kultivuar ende besimin kyç që do të ndryshojë gjithçka.
Në këtë bestseller revolucionar,eksperti i novacionit,Clayton M.Christensen, thotë se kompanitë e shkëlqyera mund të bëjnë gjithçka siç duhet dhe sërish ta humbin lidershipin në treg, ose më e keqja, të zhduken krejtësisht.
Paraja - investimi, financat personale dhe vendimet e biznesit - zakonisht mësohet si një fushë e bazuar në matematikë, ku të dhënat dhe formulat na tregojnë saktësisht se çfarë të bëjmë. Megjithatë, në jetën reale njerëzit nuk i marrin vendimet financiare në kompjuter.
Ekonomisti i sjelljes në MIT, Dan Ariely, përmes një serie eksperimentesh informuese dhe shpeshherë surprizuese, e hedh poshtë supozimin e zakonshëm se ne sillemi në mënyra krejtësisht racionale. Ariely, i cili ndërthur përvojën e përditshme me kërkimet novatore, na shpjegon se si pritshmëritë, emocionet, normat sociale dhe forca të tjera të padukshme dhe...
Për herë të parë në shtatë dekada, nuk ekziston asnjë fuqi e vetme apo aleancë fuqish që është e gatshme të marrë përsipër sfidat e lidershipit global. Përpara një brezi, Shtetet e Bashkuara, Europa dhe Japonia ishin superfuqitë e botës, demokracitë e tregut të lirë që e shtynin përpara ekonominë globale. Megjithatë sot, ato luftojnë vetëm për të gjetur...
Libri gjithashtu paraqet një model për krijimin e “një meritokracie idesh që synon punë kuptimplotë dhe marrëdhënie kuptimplota përmes së vërtetës radikale dhe transparencës radikale”, e cila është arsyeja e suksesit të Bridgewater-it.
Duke vënë në jetë 93 instruksione origjinalë, të mençur dhe të mprehtë që përbëjnë Artin e të Jetuarit, lexuesit mësojnë si të përballojnë me sukses sfidat e jetës së përditshme dhe si të kapërcejnë me dinjitet humbjet dhe zhgënjimet e pashmangshme të jetës.
Njohuritë dhe këshillat e Marcus-it, që nga jetesa e deri te përballja me vështirësitë dhe bashkëveprimi me të tjerët, e kanë bërë librin Meditime thelbësor si për shtetarët, ashtu dhe për filozofët, ndërsa breza të tërë lexuesish të zakonshëm kanë reaguar pozitivisht ndaj stilit të tij të drejtpërdrejtë dhe intim.