"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Lexuar si dy leksione frymëzuese para studenteve të dy kolegjeve të vetme për vajza në Britaninë e Madhe në vitin 1928, Një dhomë më vete konsiderohet njëkohësisht një ese mbi shoqërinë, një ese mbi letërsinë dhe një roman modernist, një i tillë që përdor shkrimin si art dhe jo thjesht si mjet shprehës.
I botuar fillimisht më 1962, Kapitalizmi dhe Liria u shit për më shumë se gjysmë milioni kopje në 18 gjuhë ndërsa rëndësia e këtij libri u rrit pavarësisht dekadave që kaluan nga publikimi.
Te Nivele jete, Julian Barnes na jep ne Nadarin, balonistin dhe fotografin ajror pionier; na jep kolonelin Fred Burnaby, adhurues me ngurrim i ekstravagantes Sarah Bernhardt; pastaj, në fund, na jep historinë e pikëllimit të tij, të vëzhguar hollësisht.
Një “biografi fantastike” frymëzuar nga jeta pompoze e poeteshës Vita Sackville West, Orlando është një jeu d'esprit ekscentrike, ndërsa përbën njëkohësisht një eksplorim të jashtëzakonshëm të problemeve gjinore.
Kjo rrëfenjë fjalëkursyer është njëkohësisht një kronikë marramendëse e një udhëtimi të jashtëzakonshëm, një ushtrim në artin e durimit dhe një pranim i egërsisë së natyrës. Ky libër është gjithashtu një lutje për mbrojtjen e natyrës.
Një kryevepër moderne, Kumbari është një portret i botës së krimit të viteve 1940, që nuk të shqitet nga mendja. Ai është, gjithashtu, një rrëfenjë intime e familjes Korleone, e cila është njëkohësisht e lidhur, dhe e bërë copash, nga pozicioni unik që mban në zemër të Mafies Amerikane. Pesëdhjetë vjet pasi u botua për herë të parë, ky roman vijon të...
Ndërsa Evropa po rrëshqiste drejt luftës me ngritjen e fashizmit dhe Spanja gjendej sakaq në mes të një lufte civile të përgjakshme, Virginia Woolf botoi esenë Tri monedhat e arit, në të cilën vë në dukje lidhjen e pandashme mes patriarkatit dhe diktaturës, patriarkatit dhe luftës, patriarkatit dhe dhunimit të të drejtave të njeriut.
Botuar fillimisht në vitin 1984, romani rrëfen kërkimin e studiuesit amator Geoffrey Braithwaite mbi disa elementë të jetës së gjeniut francez Gustave Flaubert dhe përballjet e tij me hilet e historisë dhe të kujtesës, disa prej të cilave janë kurthe të thurrur nga vetë Floberi për pasvdekjen.
Niccolò Machiavelli, një nga analistët më famëkëqij, që politika ka njohur, shpjegon në këtë ese një numër temash, përfshirë se si të organizojmë një komplot të suksesshëm, ose se si të ruhemi prej tij, se si një popull i korruptuar e ka shumë të vështirë të ruajë lirinë dhe se si një popull i pakorruptuar është i aftë të refuzojë dhuratat nga politikanët...