• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Tit Livi

Titus Livius Patavinus lindur rreth viteve 64-59 p.e.s - vdiq rreth viteve 12-17 të e.s. i njohur më së shumti si Titus Livi ose Tit Livi, ishte një historian romak. Ai shkroi një vepër monumentale mbi historinë e Romës dhe popullit romak - Ab Urbe Condita Libri (Libra nga Themelimi i Qytetit) ku mbulohen ngjarjet që nga themelimi mitik i qytetit më 753 p.e.s deri te sundimi i Augustit. Ai ishte në marrëdhënie miqësore me dinastinë Julio-Klaudiane dhe këshillonte nipin e madh të Augustit, perandorin e ardshëm Klaudius, se ai duhej të shkruante histori.

Megjithatë, mbi jetën personale të Livit dihen jashtëzakonisht shumë pak gjëra.

Besohet se ka lindur në Patavium në Italinë e veriut, (Sot Padova). Data e lindjes nuk është e qartë por dihet se qyteti i tij i lindjes ishte shumë i pasur dhe më i madhi në provincën e Galisë së Afërme, ose Galisë Cisalpine.

Livi jetoi në një periudhë trazirash të mëdha politike dhe luftërash të shumta civile. Vepra e tij Historia e Romës u shkrua mes viteve 29 p.e.s. dhe 9 të e.s. Në variantin origjinal, kjo vepër përbëhej nga 142 libra, nga të cilat, 35 vijojnë të ekzistojnë edhe sot.

Pjesa e mbijetuar e veprës së tij është bërë referencë për historinë e Romës për vitet 219-166 p.e.s. ku pjesa më e pëlqyer dhe që vijon të lexohet edhe sot është periudha e Luftës së Dytë Punike.

Filtrat aktiv