Lista e librave të botuesit Pika pa Siperfaqe
'Pika pa sipërfaqe' është një botues i pavarur, i konceptuar si projekt social, jofitimprurës dhe i themeluar në nëntor 2009, në Tiranë. Qëllimi ynë kryesor është botimi i veprave më të rëndësishme të letërsisë (prozë e poezi), kritikës, filozofisë dhe historisë, me vëmendje të veçantë për autorë e vepra themelore në fushat përkatëse.
Je duke parë 25 - 36 nga 119 artikull(j)
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Martesa Kadmit dhe Harmonisë është një libër pa dyte letërsinë moderne.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
“Banditi social”, siç e quan autori këtë figurë, ngërthen brenda vetes aspirata dhe ideale nga më kontradiktoret, duke ushtruar ndikim të fortë në imagjinatën popullore.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Novelat e këtij vëllimi tregojnë për jetën dhe aventurat e detarit anglez Çarls Marlou.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Në këtë roman, Arlt rrëfen me mjeshtëri prsionet ekstreme dhe kontradiktat e pazgjidhshme të jetës në mjedisin urban modern, ku fati i njeriut të thjeshtë ngjan i paracaktuar dhe përherë i zymtë.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Letërsia naziste në Amerikë" është një enciklopedi biografike e gjithë shkrimtarëve të kontinentit amerikan, nga Kili në Kanada, në shekujt XX-XXI, të cilët shkrimtarë, për një arsye a tjetrën, përqafuan idetë dhe kauzat e ekstremit të djathtë.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Kujtimet, në krye të të cilave do të lexohet kjo parathënie, përfshijnë dhe do të përfshijnë të gjithë rrjedhën e jetës sime. Janë nisur që nga viti 1811 dhe vazhdojnë deri më këtë ditë.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
“Mbi mjerimin e jetës studentore” është një pamflet i shkruar më 1966 nga një grup autorësh (ku spikat Khayati), i cili iu shpërnda dorazi studentëve në fillim të vitit akademik. Në të parashtrohet një kritikë radikale ndaj status quo-së dhe ideologjisë sunduese, veçanërisht në suazat e nënshtrimit të studentëve ndaj kapitalizmit të pasluftës në perëndim.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
28 vjeçari Aleksandër kthehet në Athinë pas një viti, me qëllim vetëvrasjen. Teksa rreket që të realizojë detajet e fundit të planit të tij, endet rrugëve të Athinës, duke u kalamendur mes së shkuarës dhe të tashmes asfiksuese, përballet me dobësitë vetjake dhe mjedisin e ashpër njerëzor përmes monologëve dëshpërues rreth vendit të tij në botën njerëzore.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Libri përmbledh arritjet më të rëndësishme shkencore të deritanishme në këtë fushë ndërdisiplinore dhe paraqet debatet teorike mbi formimin e kombeve dhe mbi aspekte të ndryshme të ndërveprimit të nacionalizmave me dukuri të tjera politike dhe shoqërore.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Mirë se vini në epokën e post-truthit, koha kur arti i gënjeshtrës po e trondit nga themelet demokracinë. Votimi për Brexit-in; fitorja e Donald Trump-it; refuzimi i shkencës për ndryshimin klimatik; shpifjet për emigrantët – të gjitha këto kanë qenë të bazuara te fuqia për të evokuar ndjenja dhe jo fakte. Jetojmë në një epokë të re, ku teknologjitë...
Referenca:
1000
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Në këtë libër, Žižek analizon fenomenin e dhunës në të gjitha format që kjo merr në shoqëritë tona. Autori orvatet t’i kategorizojë këto forma (dhunë subjektive, objektive dhe sistemike) dhe, duke iu qasur këtyre nëpërmjet filozofisë, artit, studimit të rasteve historike, ai kërkon të nxjerrë në dritë ato zona të errëta, shpeshherë të fshehura, të...