"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
'Pika pa sipërfaqe' është një botues i pavarur, i konceptuar si projekt social, jofitimprurës dhe i themeluar në nëntor 2009, në Tiranë. Qëllimi ynë kryesor është botimi i veprave më të rëndësishme të letërsisë (prozë e poezi), kritikës, filozofisë dhe historisë, me vëmendje të veçantë për autorë e vepra themelore në fushat përkatëse.
Jetoi një jetë shpesh të vështirë, rrugëve të kryeqytetit. Punoi si mekanik, bojaxhi, hamall, shitës, por u bë i famshëm me "Gravurat", që i shkruante për shtypin e përditshëm kryeqytetas. Arlt pati e vazhdon të ketë ndikim të madh në letërsinë hispano-amerikane, ku cilësohet si një nga themeluesit e letërsisë moderne argjentinase.
Libri grupon studime dhe artikuj të autorit, që janë shkruar kryesisht në vitet 2010-2017. Pjesa e parë e librit, "Kombi dhe nacionalizmi", përmbledh artikuj që trajtojnë aspekte të çështjes kombëtare shqiptare sot dhe në të kaluarën.
Teksti paraqet çastet kryesore të historisë së disiplinës së estetikës duke nisur që nga Antikiteti, kur ajo përfton vetëdije për ekzistencën e saj. Duke u afruar në periudhën moderne, ligjërimi shtrihet mbi çështje estetike të hapura nga rrymat kryesore filozofike të ditëve tona, që u kanë rezervuar problemeve të saj një rol me rëndësi.
Arben Dedja (Tiranë, 1964) është specializuar në kirurgji dhe punon si kërkues shkencor në Universitetin e Padovës, Itali. Boton artikuj mbi transplantet dhe qelizat staminale. Në jetën e tij alternative, ka botuar tre libra me poezi dhe pesë me shqipërime (nga Cavalcanti, Blake, Saba, Holub dhe Plath). Vëllimi i tij i parë me tregime "Amputime të...
Ky libër përmban katër ligjërata të mbajtura në universitetin Johns Hopkins, në Amerikë, botuar fillimisht në anglisht me titullin "Western attitudes toward death: from the Middle Ages to the present", 1974.
Librat shkollorë të historisë japin ndihmesë në formimin e identiteteve dhe të kujtesës kulturore të nxënësve si qytetarë të ardhshëm të shtetit kombëtar. Gjithashtu, ato përmbajnë njohuritë e domosdoshme për të kuptuar dhe për të vlerësuar diskutimet publike mbi identitetin kombëtar dhe të shkuarën e kombit.
Gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, të gjithë ishin të barabartë në frikën ndaj persekutimit politik. “Jeta është luftë” mbështetet mbi disa qindra orë intervista me gra e burra nga bashkësi etnike të ndryshme në Shqipëri.