"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
I ndiqja tek iknin me një brengë të thellë në shpirt. Ndoshta çdo gjë do të kishte shkuar mirë pas ndarjes, por kur ja, Vanjushka, pasi bëri disa çape dhe duke u ngatërruar me ato këmbkat e vockla, më tund doçkën e tij të kuqe.
"Një ditë vëllezërit e dëbuar u bashkuan, vranë dhe hëngrën të atin, gjë që i dha fund ekzistencës së hordhisë atërore". Kështu e përmbledh Frojdi "mitin e madh shkencor", me anën e të cilit ai kërkon të shpjegojë lindjen e njerëzimit.
Në jetë vetëm ikim. E kalojmë atë duke goditur trupin e grave, duke u hequr fëmijëve përkëdhelitë. Tani frymët janë shuar, të përziera ironikisht me njëra – tjetrën. Sa e bukur do të ishte dukur kjo afri në kohë të tjetra! Burra, gra, pleq, fëmijë, familjarë, miq, të panjohur, të gjithë të bashkuar.
Thuamë që më do, duamë e thuama këtë. Kemi shumë gjëra për të arritur e këtë do ta përsëris pa u lodhur, o ti, vela ime e vogël dhe e bukur që vrapon nëpër detin me ngjyrë të verës së errët, fluturo dhe eja tek unë. Era fëshfërin në gjethet e pemëve e më thotë se pikërisht koha e lashtë e yjeve na hodhi në krahët e njëri – tjetrit.
Përveç motorit me induksionin polifaz, kishte një rrotë vertikale, një topth argjendi dhe disa pajisje të tjera, pak a shumë të frikshme në pamje. Errësira blu filloi të gumëzhinte.
Madhështia e zbulimit të Frojdit qëndron në faktin se ai përhapi metodën e gjetjes së të vërtetës në atë sferë, në të cilën njeriu më përpara nuk e kishte një mundësi të tillë. Në këtë libër do të flas hollësisht për zbulimet më të mëdha të Frojdit.
Shumica e njerëzve krenohet se zotërojnë në kulm aftësinë për ta njohur natyrën e njeriut dhe do të fyheshin nëse dikush do të vinte në dyshim kompetencën e tyre në këtë fushë, duke propozuar që njohuritë e tyre të verifikohen në praktikë.
Ky libër është vazhdim i dy temave kryesore që kam shqyrtuar në disa punime të mëparshme. Së pari, në të unë kam vazhduar punën e nisur në fushën e psikoanalizës humaniste radikale, duke u përqendruar në analizën e egoizmit e të altruizmit si dy orientimet kryesore të karakterit.
Befas ndjeu sikur iu shkëput një pjesë nga vetja e tij: krenaria që ndiente sa herë që mendonte se pas do të linte trashëgimi Anën, u shndërrua në agoni, ndoshta edhe në ndjenjë fajësie.
Në të vërtetë isha gati t'i hidhesha. Nuk mund të përmbahesha më. Ai më jepte përshtypjen e një zvarraniku, të një merimange të stërmadhe që kisha aq shumë dëshirë ta shtypja...
Madeleine Albright ka shërbyer në postin e Sekretares së Shtetit Amerikan nga viti 1997 deri më 2001. Gjatë karrierës së saj të shquar në qeveri, ka punuar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe si ambasadore e Shteteve të Bashkuara pranë Kombeve të Bashkuara. Ajo është autore e librit më të shitur të New York Times "Zonja Sekretare".