"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Në librin e tij Oliver Tuist, shkrimtari i njohur anglez me famë botërore Çarls Dikens, rrëfen me stilin e tij të hollë historinë e një djaloshi të rritur jetim, i cili me gjithë vështirësitë e jetës, arrin të bëjë një jetë të pastër e të dëlirë.
Romani "Ne" i autorit rus Jevgenij Zamjatin është antiutopia e parë në fushën e letërsisë e të teorive shoqërore, njëherësh kryevepër letrare e autorit dhe vepër klasike e antiutopisë. E zhvendosur në kohë për njëmijë vjet, merr dhe karakterin e ukronisë.
Kelile dhe Dimne u përcjell udhëheqësve të shtetit këshilla të vyera me anë të humorit. Kelile dhe Dimne, me anë të fabulave, i tregon një udhëheqësi të mirë mënyrën se si duhet të sillet ndaj popullit të tij.
Por i riu Xhim Houkins nuk shpëton nga piratët këtë herë. A do ta gjejë ai dhe miqtë e tij thesarit përpara piratëve? A do të ikin ata nga ishulli dhe të kthehen në Angli me një anije të mbushur me flori?
Haxhi Murati, krahu i djathtë i luftëtarit epik të Kaukazit, Shejh Shamilit, bëhet i famshëm për trimëritë dhe bëmat e tij në sukseset që arriti në luftën çlirimtare kundër rusëve. Por, situata ndryshon nga një ngjarje, tisi i mistershëm i të cilës ende nuk është zbuluar. Haxhi Murati hyn në kalanë Vozdvijenskaja dhe u bë e ditur se ai kaloi në anën e...
Në vepër trajtohet sesi njeriu ia shet shpirtin djallit për hir të një dashurie, dhe që në fakt, përbën një betejë të vështirë të gjatë ndërmjet njeriut dhe djallit. Në vepër do të shikoni qartë dobësitë njerëzore dhe kurthet djallëzore dhe do të kuptoni mundimin që i japin njeriut disa dëshira djallëzore.
Në kryeveprën "Etër dhe bij", Turgenjevi me një stil të jashtëzakonshëm na paraqet konfliktin midis brezave në Rusinë e shek. XIX. Në libër do të lexoni vitet e ndryshimit të përplasjeve shoqërore, konfliktet midis fisnikëve dhe shtresave të varfra, mes të rinjve dhe të moshuarve si dhe do të njiheni me krizat dhe dashuritë e n
Personazhi kryesor i romanit Bazarovi një i ri fisnik rus i përket rrymës filozofike të nihilizmit dhe për rrjedhojë ai përçmon dhe nënvlerëson idetë e vjetra të prindërve të tij.
Në librat e tij ai trajton jetesën në Polin e Veriut, njerëzit, natyrën dhe aventurat drejt kërkimit të arit në ato zona. Gjithashtu mbahet si pioner i romaneve me frymë sociale. Është autor i pothuajse 50 romanesh e tregimesh. Ndër më të njohurit: "Dhëmbi i bardhë", "Martin Iden" etj. Mbahet mjeshtër i fjalës.