Nxori një shigjetë dhe e vendosi në hark. Dy ushtarë morën djalin dhe e çuan në anën tjetër të sheshit ku ndodhej një pemë. Djali u mbështet në pemë. Gotije pa të atin duke buzëqeshur.Trupi i Vilhelmit u trondit pak. E vendosi harkun në gjoks dhe e tërhoqi. Koka i ishte përkulur në drejtim të shigjetës.Të gjithë po mbanin frymën.
Në këtë roman, autori na përshkruan me tone realiste peripecitë e një qeni të përvuajtur e të etur për dashuri. Megjithë kushtet negative, drita e dashurisë nuk është fikur dhe do të ndriçojë përsëri.
Personazhi i Pinokut vjen në një përkthim të ri, të këndshëm dhe shumë argëtues. Ju do të njiheni me aventurat e kukullës prej druri, që sdo të shkojë në shkollë dhe që futet në telashe të njëpasnjëshme.
Kjo vepër e shkruar me qëllimin se si duhet të jetë një republikë ideale, për vite me radhë ka qenë burim i pashtershëm për shumë sisteme dhe bazë në formimin e strukturës së republikës moderne.
Në librin e tij Oliver Tuist, shkrimtari i njohur anglez me famë botërore Çarls Dikens, rrëfen me stilin e tij të hollë historinë e një djaloshi të rritur jetim, i cili me gjithë vështirësitë e jetës, arrin të bëjë një jetë të pastër e të dëlirë.
Muzika i shtoi karakterit të saj butësinë, ndjeshmërinë dhe thellësinë në këndvështrimin e saj ndaj jetës. Autorja në romanin e saj “Poljana” në njëfarë mënyre ka prenzantuar jetën dhe ndjenjat e saj.
Personazhi kryesor i romanit Bazarovi një i ri fisnik rus i përket rrymës filozofike të nihilizmit dhe për rrjedhojë ai përçmon dhe nënvlerëson idetë e vjetra të prindërve të tij.