• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Milton Friedman

Milton Friedman, 1912-2006, qe një ekonomist amerikan, fitues i çmimit Nobel në Ekonomi në vitin 1976. Ai konsiderohet si ekonomisti më me ndikim në epokën pas Luftës së Dytë Botërore.

Në shumë kuptime, rendi ekonomik i shumicës dërrmuese të botës së sotme është rrjedhojë e studimeve të Friedman. Sistemi i menaxhimit monetar me bankë qendrore të pavarur dhe me monedhë me kurs të lirë luhatës, me interesa bazë për te menaxhuar inflacionin si dhe synimi themelor i shtetit "stabiliteti i çmimeve" janë produkt i punës së Friedman. Po kaq të rëndësishme janë edhe aspektet e politikave sociale të propozuara prej tij, të tilla si norma negative e tatimit mbi të ardhurat personale, (detyrimi i shtetit për të rimbursuar tatimin kur një familje ka të ardhura më të ulëta se sa minimumi jetik) apo ndihma e drejtpërdrejtë në para për strehim për familjet në nevojë strehimi janë gjithashtu politika të propozuara dhe argumentuara nga Friedman.

I konsideruar si kampion i kapitalizmit dhe i kritikuar për politikën e shumëdebatuar të tatimit të sheshtë mbi të ardhurat personale, leximi i Friedman është i domosdoshëm për të kuptuar ekonominë e kohës ku jetojmë.

Janë 2 libra.

Je duke parë 1 - 2 nga 2 artikull(j)

Ofertë, Tre libra për 1600 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: ,Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur, Peter Pomerantsev; Kapitalizmi dhe Liria, Milton Friedman; TMbi tiraninë, Timothy Snyder. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2200 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 1600 lekë.

Çmimi 20,37 
More
Në gjendje