Lista e librave të autorit ose përkthyesit Ismail Kadare

Filtrat aktiv

Referenca: 3000

Botuesi: Onufri

Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit, Ismail Kadare

Për lexuesin e tij të ri e të vjetër kjo përmbledhje, vjen si një sprovë e rrallë e shkrimit, ku tregimi më i hershëm do të qëndrojë krah për krah me atë më të fundit. Si në shfletimin e një albumi, ku i njëjti portret është njëkohësisht identik, por dhe i ndryshëm gjatë rrjedhës së kohës, diçka e përhershme ngulmon të shfaqet në secilin tregim apo novelë. 
80,50 SEK
More

Referenca: SKU001666

Botuesi: Onufri

Mbi krimin në Ballkan, Ismail Kadare

Lënda që përfshin ky libërth, në radhë të parë letrat, bashkë me gjykimet mbi to, kapin një periudhë çerekshekullore: 1987-2011. Ngjarje të mëdha, kanë tronditur në këtë kohë, gjithë planetin, veçanërisht kontinentin europian, rrjedhimisht gadishullin ballkanik, e bashkë me të, hapsirën tonë shqiptare.
57,50 SEK
More

Referenca: SKU001540

Botuesi: Onufri

Vepra e plotë e Kadaresë

Opusi i tanishëm, që i paraqitet publikut shqiptar në njëzet vëllime, është, pa dyshim, më i ploti i Ismail Kadaresë. Duke lënë jashtë vetëm një pjesë të papërfillshme të krijimtarisë, kryesisht  shkrime Të rinisë së hershme dhe disa herë krijime që, sipas gjykimit të autorit, nuk plotësojnë kriteret e duhura artistike.
2 875,00 SEK
More

Referenca: SKU001508

Botuesi: Onufri

Mosmarrëveshja, mbi raportet e Shqipërisë me vetveten, Ismail Kadare

Si veteran i gjymtuar pas prerjes, që u përmend në krye të kësaj sprove, ai himn do të avitej me drojë te sheshi i kombeve, përballë himnit të Europës, muzikës së Bethovenit dhe fjalëve të Schiler-it për vëllazërimin e popujve, me tagrin për t'i dhënë zërin dhe arsyet e Shqipërisë.
103,50 SEK
More

Referenca: SKU001180

Botuesi: Onufri

Aksidenti, Ismail Kadare

Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.
92,00 SEK
More

Referenca: SKU000888

Botuesi: Onufri

Vepra 3, Ismail Kadare

Titulli fillestar i romanit "Rrethimi" ka qenë "Daullet e shiut". Në botimin e parë, 1970, me qëllim për të theksuar praninë shqiptare në vepër, u propozua titulli "Kështjella." Ndërkaq, në botimin francez, më 1971, doli me titullin origjinal "Daullet e Shiut", me të cilin u njoh në shumicën e përkthimeve të tjera.
143,75 SEK
More

Referenca: SKU000880

Botuesi: Onufri

Eskili, ky humbës i madh, Ismail Kadare

Kur në një ditë tetori, në një nga ato ditë të tetorit që duket se janë krijuar enkas për të rilexuar diçka të rrallë, nga rafti i bibliotekës tërheq një libër të Eskilit, ti e kupton menjëherë nëse e ke gjetur ose jo ditën e përshtatshme për këtë gjë. Sepse Eskili është nga ata krijues që nuk i shkon secilës ditë.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU000850

Botuesi: Onufri

Dantja i pashmangshëm, Ismail Kadare

Dante Aligieri nuk ishte lidhur vetëm me tmerrnajën tonë. "Komedia hyjnore" e tij ishte, me sa dukej, e vetmja në botë, që rrezatonte po aq fuqishëm edhe zinë edhe dritën.
57,50 SEK
More

Referenca: SKU000792

Botuesi: Onufri

Stinë e mërzitshme në Olymp, Ismail Kadare

Zeusi ndihet i kërcënuar nga një komplot dhe "çështja Promethe", para pajtimit mes atyre të dyve, është procesi i parë politik i historisë. Edhe pse e ka pushuar luftën me zotin madhor, Prometheu prapë nuk ndihet i qetë. Tashmë i liruar nga prangat, ai merr pjesë në një shpërthim nuklear dhe aty e kupton se ç'ka bërë qenia njeri...
57,50 SEK
More