"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Nëse unë do të kisha pranuar të isha dashuria jote, Arsenio, do të duhej të më njihje ashtu siç jam, me të gjitha verbinat e territ, me të gjitha historitë, që i përkasin këtij mishi, kësaj lëkure, kësaj strukture të mallkuar truri.
Një vështrim i çuditshëm dhe përshkrim i historisë së një Uni, histori që i shtrin kufijtë nga lindja në vdekje, nga shpresa në dëshpërim, nga realizimi në dështim, histori që është Kohë, njëherësh e secilit dhe e askujt.
Personazhi i Agron Tufës, përmes një dueli real dhe metaforik vihet në kërkim të vetvetes drejt shpalimit të shtresimeve të identitetit moral, psikologjik, drejt profilit shpirtëror.
Marrëdhënia midis persekutorit, viktimës dhe mbrojtësit të saj (dalëzotësit) është shumë e ndërlikuar. Sidoqoftë, në letërsinë klasike ndeshim një skemë estetike tepër të konsumuar dhe të ngurtë të këtyre marrëdhënieve.
Agron Tufa ka studiuar për gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filologjik të Tiranës dhe në Institutin e Letërsisë "Gorki" 1994 – 1999, Moskë. Studimet pasuniversitare i kreu për Filozofi artesh në Institutin e Kulturave Europiane 1999 - 2001, ku dhe magjistroi. Është lektor i Letërsinë së Huaj të shekullit XX në UT.
Fluturimet mbaruan. Drerë të përgjakur lëngojnë
në votërzën e brishtë të zemrës,
por është amvisë e mirë humbja:
mbjell e pabujë gjithkund
paqen e përbashkët të vajit.