"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Padyshim që Xhim Marrs (Jim Mars) është ndër figurat më autoritare në fushën e ufologjisë. Trajtimi i vizitave të Jashtëtokësorëve (JT) ka qenë në fakt një temë që e ka shoqëruar njeriun prej shekujsh, qoftë në historitë dhe rrëfenjat verbale popullore të trashëguara, qoftë në artefaktet e zbuluara në Sumeri qysh 6-7 mijë vjet përpara.
Libri sjell fakte të njohura dhe të panjohura të historisë së Lindjes së Mesme qysh pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, histori të luftrave të nxehta, sidomos ato mes arabëve dhe Izraelit, dhe përpjekjeve e prapaskenave diplomatike.