"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Ne jemi krijuar në vitin 1995 dhe tashmë jemi të pranishëm në bibliotekat e të gjithë miqve të librit, në duart e fëmijëve kureshtarë dhe të atyre që vlerësojnë botimet cilësore për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar. Ne sjellim cilësinë që lexuesi meriton dhe botimet tona bëjnë ndryshimin në botën e librit!
Ne jemi krijuar në vitin 1995 dhe tashmë jemi të pranishëm në bibliotekat e të gjithë miqve të librit, në duart e fëmijëve kureshtarë dhe të atyre që vlerësojnë botimet cilësore për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar. Ne sjellim cilësinë që lexuesi meriton dhe botimet tona bëjnë ndryshimin në botën e librit!
Na ishin njëherë shtatë keca që jetonin të lumtur me mamadhinë në një kasolle në mes të pyllit derisa një ditë prej ditësh ujku i lig trokiti në derën e kasolles... A dëshiron të dëgjosh trokitjen e ujkut të lig në derën e kasolles së tyre? Shtyp butonin dhe do ta dëgjosh!
Treni i kaltër po mbart një ngarkesë me trungje për në vendin ku po ndërtohet ura e re. Atij i duhet të ngjitë të përpjetën e një kodre dhe të kalojë përmes tunelit. Dhe pak dhe ura do të përfundojë.
Kjo seri me 12 përralla është konceptuar për fëmijët që sapo kanë filluar të lexojnë. Përrallat klasike që kanë ardhur deri në ditët tona duke mrekulluar breza të tërë fëmijësh
Ndiq aventurat hap pas hapi në këtë thesar rrëfenjash mahnitëse. Njihu me personazhete lezetshme që nga sypatremburi, Pirat Peti, e deri tek i fuqishmi Megaçun dhe shumë e shumë të tjerë. Nuk ka pikë dyshimi që këtë përmbledhje plot aventura dhe ilustrime të mrekullueshme do ta pëlqejnë të gjithë.
Pirati Dejv kërkon ndihmën e shokëve për të gjetur sëndukun e tij të thesarit. Por çfarë mrekullie kur e gjen, të mbushur plot me gjërat që fëmijëve u pëlqejnë kaq shumë!
Një libërth i mrekullueshëm, i frymëzuar nga përkushtimi, ngrohtësia dhe dashuria e pakufi e nënës për fëmijën e saj. Përfshihuni edhe ju në botën e dashurisë së nënës, që na kallëzon ky libër magjepsës i cili nuk njeh moshë dhe kohë!
Tomi dhe Peni, dy miq të pandarë, do të gjenden befas mes rrokaqiejsh të një qyteti pa anë e pa fund, ku vërtiten personazhe të çuditshme dhe ku fshihen shumë gracka. A do të mjaftojë miqësia e tyre për t’iu kundërvënë keqbërësve, që duan të pushtojnë botën?
Mbi 200 receta dhe ide të vyera, që dëftojnë se si mund ta shkëputni foshnjën nga gjiri ose nga biberoni, duke i dhënë ushqime që t'i hajë me dorën e vet.
Që të jesh agjent i shquar i botës së spiunazhit ndërkombëtar, duhet që guximi dhe zgjuarsia të jenë aleatët e tij më të ngushtë. Duhet të jesh i zoti të zbërthesh mesazhe të klasifikuara, të dish të thurësh histori të besueshme, të maskohesh si askush tjetër, si dhe të depërtosh në operacionet më të kontrolluara prej armiqve të tij.
Duke mbuluar periudhën e jashtëzakonshme të rritjes dhe zhvillimit mendor të fëmijës nga lindja deri në moshën gjashtë vjecc, ky libër i suksesshëm Montesori që u drejtohet prindërve, përmban veprimtari praktike dhe përshkruan e këshillon për ccdo fazë të zhvillimit të fëmijës.
Këta libra janë me mozaikë, pra, fëmija mund të luajë duke i ndërtuar e duke vënë në punë kështu edhe mendjen. Po ashtu, tekstet fare të shkurtra janë me rimë dhe gazmore.