"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Ne jemi krijuar në vitin 1995 dhe tashmë jemi të pranishëm në bibliotekat e të gjithë miqve të librit, në duart e fëmijëve kureshtarë dhe të atyre që vlerësojnë botimet cilësore për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar. Ne sjellim cilësinë që lexuesi meriton dhe botimet tona bëjnë ndryshimin në botën e librit!
Ne jemi krijuar në vitin 1995 dhe tashmë jemi të pranishëm në bibliotekat e të gjithë miqve të librit, në duart e fëmijëve kureshtarë dhe të atyre që vlerësojnë botimet cilësore për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar. Ne sjellim cilësinë që lexuesi meriton dhe botimet tona bëjnë ndryshimin në botën e librit!
Çdo mbrëmje, në këtë libër të veçantë plot me figura të mrekullueshme, do të gjeni të gjitha kafshët që i doni aq shumë!Në çdo faqe që do të shfletoni, në çdo stinë që do të shkoni, do të takoni heronjtë e vegjël të përrallave, të cilët do t'ju marrin me vete në aventurat e tyre të panumërta...
Kafshët popullojnë çdo cep të Tokës. Ato zgjedhin për të jetuar vendin që u siguron ushqim dhe mbrojtje. Në këtë libër do të zbulosh se kafshët mund t’i hasësh në çdo mjedis. Gjthashtu do të mësosh për zakonet e tyre dhe kuriozitete të ndryshme.
101 përrallat më të bukura nga të gjitha krahinat shqiptare të zgjedhura me shumë kujdes. Të shoqëruara me grafika tepër të veçanta të punuara me shumë dashuri nga Ardian Kapo.
Me këto 365 rrëfenja para gjumit do të njihni të gjitha kafshët të cilat do të bëhen miqtë tuaj më të ngushtë: njihuni me aventurat e tyre plot emocion dhe përgatituni për të ndërmarrë një udhëtim në botën e ëndrrave.
Shtypni butonët dhe mbani veshët e dëgjoni një nga këngët më të dashura për fëmijë në të gjithë botën, së bashku me zhurmnajën e gëzueshme të kafshëve dhe shpendëve të fermës. Këndoni së bashku me kafshët lozonjare këngët e fermës!
Në këtë vëllim të dytë të përmbledhjes “Përralla shqiptare 100+1 natë”, magjia e pasurisë folklorike shqiptare, vazhdon... “Hysen Begu dhe xhindesha”, “Qerosi që vrau kuçedrën”, “Djali, shkabonja dhe e Bukura e dheut”, si dhe plot përralla të tjera, kanë ardhur nga gurra popullore drejt e në faqet e këtij libri që na tregon edhe një herë se përrallat nuk...
Treni i vogël i kaltër ka marrë rrugën për në qytet, por avulli ka nisur të soset. Kush mund t'i vijë në ndihmë? Shtypni butonët dhe mbani vesh e dëgjoni tingujt zbavitës të automjeteve zhurmëshumë, që has gjatë rrugës për në qytet, treni i vogël i kaltër.
Qenushi luan dhe më pas shkon në lulishte për të luajtur me shokët e tij. Por koha rrjedh me shprejtësi dhe sakaq, ka ardhur ora për t'u kthyer në shtëpi. Mirupafshim, qenush i dashur!
Hartat pasurohen me foto dhe vizatime me ngjyra, të cilat janë të thjeshta për t'u kuptuar dhe plotësojnë më së miri informacionin e pasur që përcjell ky atlas.
Nuk ka gjë më të bukur se të lexosh një përrallëz para gjumit, ndaj dhe në këtë libër të mrekullueshëm, të shkruar posaçërisht për vajza, do të gjeni shtatë përralla të përzgjedhura me kujdes dhe me dashuri.
Këtu do të njiheni me rosakun që i ndruhet ujit, me lepurushin që ka humbur kukullën e vet, si dhe me lejlekun që s'ia ka ënda të shkojë në shtrat. Ejani dhe zbavituni me ne dhe bëni që ora e përrallëzës të jetë diçka e veçantë për fëmijën tuaj.