• Banner

Lista e librave të botuesit Naimi

Naimi
Filtrat aktiv

Botuesi: Naimi

Prejardhja e shqiptarëve, Shaban Demiraj

Lënda e etnosit përjeton në kohë dhe hapësirë një dinamikë zhvillimi, duke iu nënshtruar në vijimësi shndërrimit, i përftuar ky edhe në sajë të përballjes me komponente që e rrethojnë ose gjëllijnë brenda tij, duke ndarë së bashku atë hapësirë jetike kompakte të bashkësisë etnike në fjalë, që gëzojmë sot të drejtën ta quajmë "shqiptare".

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Urat e Arbërit, Francesco Altimari

Autori i librit më të ri në gjuhën shqipe, me titullin shenjues Urat e Arbërit: filologu, gjuhëtari, antropologu, historiani i letërsisë Francesco Altimari prej dekadash është një emër ndaj të cilit mund të mbishkruhet në mënyrë dinjitoze vetë emri i albanologjisë bashkëkohore, si një tërësi dijesh e shkencash të identitetit shqiptar.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Lef Nosi filolog, Edelajda Cenaj – Çepa

Monografia Lef Nosi filolog: studim historiko-letrar, arkeografik dhe filologjik i dr. Edelajda Cenajt-Çepajt është i pari studim monografik kushtuar trashëgimit dorëshkrimor letrar, publicistik, etnografik, gjuhësor dhe folkloristik të këtij personaliteti të rëndësisë parësore me kontribute shumëplanëshe për kulturën dhe identitetin shqiptar në gjysmën e...

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Antologji poetike për kuajt, Roland Zisi

Antologji poetike për kuajt nuk është një antologji poetike e thjeshtë apo një përmbledhje e rëndomtë e disa vjershave, e ndërtuar për të kënaqur kritere dhe arsye tematologjike. Kjo antologji është një prej dëshmive letrare e artistike të programit human e estetik të autorit që nis në fillim të viteve 1960 dhe që vijon deri në ditët e sotme.

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje

Botuesi: Naimi

Kisland, roman me fëmini, Ardian-Christian Kycyku

Një linjë më vete e romanit është përndjekja që Gined Enkelana ushtron ndaj Inës dhe ndaj paqartësive të vetvetes. Në fakt, njëherësh me vendosjen e së ashtuquajturës epokë moderne, racat e fuqishme dhe të lashta si ajo shqiptare hyjnë në një betejë të heshtur me veten ose më saktë: me kanosjen e vetëshkatërrimit.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Naimi

Shqiptarët dhe hebrenjtë, Shaban Sinani

Puna juaj e thellë kërkimore dhe njohuritë e gjera rreth ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht në lidhje me hebrenjtë në Shqipëri e në trevat, janë të një cilësie unike dhe një pasuri për kujtesën kolektive dhe historinë e asaj periudhe të errët në Europë.

Çmimi 16,65 
More
Ne gjendje

Botuesi: Naimi

Gjuha e gjakut, Kiço Blushi

Gjithsesi, paraprakisht, le të shpresoj se kjo histori e hidhte nuk ka për të lënduar kërkënd, përveçse vetë autorin, i cili, edhe pa e ngjizur këtë histori njerëzore në letër, ka qenë dhe është i bindur se mes nesh ka jo pak gjallesa të cilat besojnë e kujtojnë sinqerisht se janë më të lirë e më të qetë në burg se jashtë mureve të burgut.

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Naimi

Në takim me shkrimtarë, Fiona Kopali

Ismail Kadare hapi derën. Sërish, përfytyrimi im ishte ndryshe nga realiteti. Nuk e di përse shkrimtarët i imagjinoj gjithnjë pak më të shkurtër se janë. Ishte shumë bukur të takoje shkrimtarin e madh, ndaj iu afrova ta përqafoja. Përballë derës ishte një studio plot me libra.

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje