• Banner

Lista e librave të botuesit Botimet Dudaj

Botimet Dudaj
Filtrat aktiv

Botuesi: Botimet Dudaj

Dyshimi, Ashley Audrain

Një dramë psikologjike, e tensionuar, që ka në qendër krijimin dhe rrënimin e një familjeje – dhe një grua, përjetimi mëmësor i së cilës nuk ka të bëjë aspak me atë që ka shpresuar, por me gjithçka që i druhej.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vitet, Annie Ernaux

Shpalosur përmes përshkrimit të fotografive dhe drekave të ditëve të pushimit, kjo “autobiografi jopersonale” ndërkall edhe ekzistencën tonë në fluksin e një praktike të padëgjuar të kujtesës, me një gjuhë të mprehtë dhe të stërholluar dhe arrin t’ia dalë që “të shpëtojë” një histori brezash, duke lidhur jetën dhe vdekjen, nën dritën verbuese të bukurisë...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ordesa, Manuel Vilas

Në librin “Ordesa”, Manuel Vilas rrëfen historinë personale me të njëjtin intensitet si në poezitë e tij: e kaluara, venitja e dy familjeve, humbja e njerëzve të dashur, mungesa dhe distanca me njerëzit që do, Spanja në të cilën jeton dhe Spanja kur ai u rrit, kujtimet, ndjesia e çrrënjosjes…

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Krishti është ndalur në Eboli, Carlo Levi

E veçanta e Carlo Levi-t qëndron se ai është dëshmitar i pranisë së një kohe tjetër në brendësi të kohës sonë, është ambasadori i një bote tjetër në brendësi të botës sonë. Mund ta përcaktojmë këtë botë si bota që jeton jashtë historisë, përballë botës që jeton në histori.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Në shtëpi, Toni Morrison

Ky roman rrëqethës i shkrimtares së madhe amerikane Toni Morrison, na zbulon një njeri në dukje të mposhtur, i cili arrin të gjejë burrërinë, por, në fund, edhe shtëpinë, vendin të cilit i përket.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kujtime vajze, Annie Ernaux

Verë 1958. Për herë të parë larg familjes, një tetëmbëdhjetëvjeçare shkon në një kamp pushimesh duke shërbyer si kujdestare dhe aty zbulon vetveten: dashurinë, seksin, gjykimet e të tjerëve, stërmundimin për të jetuar lirinë, etjen për liri.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje