Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0 kg - 1,82 kg

Çmimi

Çmimi

  • 0,00 GBP - 47,00 GBP

Filtrat aktiv
  • Marka: LINDDITA AE
  • Marka: OMBRA GVG

Referenca: SKU001958

Botuesi: OMBRA GVG

Taras Bulba, Nikolaj V. Gogol

Mjeshtri i madh i letërsisë ruse, Nikolaj V. Gogol, ka lindur në 20 prill 1809 në Bolshoie Soroçini, fshat afër Mirogorodit nga një familje fisnikësh. Babai i tij, Vasil Afanasjeviç, komediograf i shquar, ndikoi që edhe i biri i tij të merrej me letërsi.
2,55 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001901

Botuesi: OMBRA GVG

Koha e kujtimeve, Nasho Jorgaqi

Besimi tek tempulli i letërsisë dhe dashuria për personazhet e mëdhenj të saj, shqiptarë e të huaj, të vjetër e të rinj, ishte gjëja e parë që binte në sy sapo njiheshe me Nasho Jorgaqin. Duket sot si një gjë e natyrshme, por të admiroje atë tempull e ato personazhe, në një kohë që admirimi kërkohej për tjetërkënd, nuk ka qenë i thjeshtë.
10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001887

Botuesi: OMBRA GVG

Shigjeta mendimi, Sokol Xhaka

Sokol Xhaka ka lindur në qytetin e Vlorës. Mbaron politeknikumin "7 Nëntori" (sot "Harry Fultz") si mekanik i përgjithshëm. Punoi dy vjet në N.N. miniera, për të mbaruar më vonë Fakultetin e Historisë dhe Filozofisë në Tiranë, në degën Gjuhë - Letërsi.
4,25 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001840

Botuesi: OMBRA GVG

Triologjia e Deshirave 2 - Titani, Teodor Drajzer

Titani është libri i dytë i "Triologjisë së Dëshirave" pas librit të parë Financieri. Frenk Koperud tani jeton në Çikago sëbashku me gruan e tij Ailin. Plani i tij është të marrë përsipër sistemin rrugor-hekurudhor i cili është në proces falimentimi.
11,90 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001839

Botuesi: OMBRA GVG

Triologjia e Deshirave 3 - Stoiku, Teodor Drajzer

Me "Triologjinë e Dëshirave", ashtu si edhe në shumicën e veprave të Drajzerit, elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar më besnik. Është elementi i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetëm me grafikën e kontrasteve shoqërore, por edhe me depërtimin në detaje në sensimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim.
8,50 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001769

Botuesi: OMBRA GVG

69 variacione për një temë erotike, Edmond Tupja

Në këtë libër, siç e shpreh vetë titulli i tij, bëhet fjalë për një ngjarje të vetme, me të njëjtën temë, por të vështruar e të rrëfyer nga gjashtëdhjetë e nëntë personazhe të ndryshme. Ai mund të lexohet nga faqja e parë në të fundit, por edhe në mënyrë të çrregullt, sipas dëshirës së lexuesit madje ai mund të hapet si një fjalor.
5,95 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001768

Botuesi: OMBRA GVG

Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Kryqtari i Fundit, Virgjil Kule

Sipas një radhitjeje strikte të dokumentave, muaj pas muaji e vit pas viti, u formësua në kapitujt e këtij libri figura e Gjergj Kastriotit - njerëzore, gjeniale, befasuese, tronditëse, kërshëruese, frymëzuese..., por aspak tragjike e pasive sikundër është thënë jo rrallë.
10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001759

Botuesi: OMBRA GVG

Planeti i 12-të, Zecharia Sitchin

E tërë sëra e "Kronikave të Tokës" bazohet në parimin se mitologjia është hambari i kujtimeve të lashta, se Bibla duhet lexuar fjalë për fjalë si dokument historiko-shkencor, dhe se qytetërimet e lashta ishin produkt i njohurive të sjella në Tokë nga Nefilimët - ata që Ranë dhe Anunnakit - të ardhurit nga Qielli në Tokë.
10,20 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001705

Botuesi: OMBRA GVG

Iluzionet Monetare, Adrian Civici

Isaac Newton, mbasi kishte humbur gjithë kursimet e tij si pasojë e shpërthimit të flluskës financiare të vitit 1720 deklaronte me dëshpërim se "unë mund të parashikoj lëvizjen e trupave qiellorë, por jo çmendurinë e njerëzve".
12,75 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001634

Botuesi: OMBRA GVG

Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla, Richard Carlson

Të gjithë përballemi me të gjitha llojet e çështjeve- strese, probleme të marrëdhënieve me njëri - tjetrin, probleme që kanë të bëjnë me punën, përgjegjësitë dhe mërzitje të përgjithshme. Në këtë libër, do të shpreh dy metoda shumë të rëndësishme- gjëra që mund të fillosh t'i bësh që sot , të cilat do të të ndihmojnë për t'iu përgjigjur jetës me më hijeshi.
5,10 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001618

Botuesi: OMBRA GVG

Kryeveprat, Dino Buzzati

Dino Buzzati me më të mirat e krijimtarisë së tij vjen në një opus letrar. E para përmbledhje e plotë përfshin romanet "Një dashuri" dhe "Shkretëtira e Tartarëve", të sjella në shqip nga përkthyesi i njohur Dritan Çela, si dhe 60 tregime të përkthyera nga Hasan Bregu, pjesa më e madhe e të cilave ishte e panjohur më parë për publikun shqiptar.
21,25 GBP
More
Në gjendje