Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0 kg - 0,577 kg

Çmimi

Çmimi

  • 3,00 GBP - 9,00 GBP

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Kategoritë: Letërsia për fëmijë
  • Marka: Dituria

Botuesi: Dituria

Vigjilja e Krishtlindjes, Huang Beijia

Në këto vepra, çdo fëmijë do të gjejë historinë e vet, e cila do t’i rrëfejë se si të përballet me vështirësi, si t’i çojë përpara ëndrrat dhe të kapërcejë telashet që mund të hasë ndërsa rritet. Duke lexuar këto histori të mprehta dhe të gjalla, do të kuptoni fëmijët kinezë dhe botën e tyre të fantazisë.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Tri rrëfenja, Umberto Eco

Nga takimi i jashtëzakkonshëm i një tregimtari si Umberto Eco dhe një artist si Eugenio Carmi, tri histori për respektin dhe shpresën, për fëmijë e të rritur, për ata që duan të lexojnë me imagjinatë.
7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Tregime nga Shekspiri, Charles Lamb, Mary Lamb

Kanë kaluar gati dy shekuj nga koha kur u botua për herë të parë Tregime nga Shekspiri. Megjithatë, edhe sot e kësaj dite, këto tregime vazhdojnë të jenë në vendet e nderit të bibliotekave të fëmijëve në botë.
3,40 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Princeshëza e hënës, Virgjil Muçi

Princeshëza e hënës është një ëndërr që flatron mbi krahët e imagjinatës dhe na shpie në planetin e argjendtë, atje ku dita e nata, realiteti e fantazia, jeta e vdekja ndërthuren dhe këmbejnë rolet me njëri-tjetrin.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Ola ia mban nga shtëpia, Ingunn Thon

Ola është një vogëlushe disi e pasigurt, por ka një dhunti të veçantë për shpikje dhe një shoqe për kokë, me të cilën nuk mërzitet kurrë. Në një nga shëtitjet e tyre të shkurtra në zemër të pyllit, dy vogëlushet zbulojnë një kuti postare të verdhë dhe të ndryshkur mes shkurreve. E pabesueshme! Në të gjendet një kartolinë drejtuar Olës, ku është shkruar...
5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Nata e vallëzimit me dragoin, Peng Yi

Kjo seri përmbledh vepra përfaqësuese të dhjetë shkrimtarëve të njohur të letërsisë kineze për fëmijë, disa prej të cilëve janë nominuar për Çmimin Hans Christian Andersen. Të gjitha veprat e tyre janë përralla dhe histori për fëmijë kinezë. Ka marrëdhënie midis dashurisë dhe lumturisë, realitetit dhe fantazisë, njerëzve dhe natyrës. Në këto vepra, çdo...
5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Loja e frikës, Maren Stoffels

Duke parë Dilanin të shqetësuar çdo natë nga makthe dhe të mbyllur në vetvete, Kuini i propozon që të marrin pjesë, së bashku me Sofinë, në Lojën e Frikës. Por, pikërisht vëllai i Dilanit është një nga djemtë e punësuar për të trembur lojtarët dhe kur ngjarjet komplikohen, aq sa situata del jashtë kontrolli, loja nuk do të jetë më e tillë dhe do të...
5,95 GBP
More
Në gjendje