Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0,211 kg - 0,7 kg

Çmimi

Çmimi

  • 3,00 GBP - 14,00 GBP

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Kategoritë: Letërsia për fëmijë
  • Kategoritë: Leximet e verës 2009
  • Marka: Botimet Dudaj
  • Marka: Onufri

Referenca: SKU000845

Botuesi: Onufri

Vilhelm Teli, Fridrih Shiler

Drama "Vilhelm Teli" është klasike nga uniteti i veprimit, që e përshkon tejpërtej. Zviceranët, në luftë kundër Austrisë, përbetimi i famshëm në Rytli, nishani i Telit dhe fitorja e Morgatës, përfundimtarja, këto janë pikat kryesore. Klasike, përveç gjuhës, e bën edhe imitimi i amfiteatrit grek, në të cilin kori zëvendësohet këtu me popullin përjashta, në...
3,40 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000718

Botuesi: Onufri

Dashuria në kohërat e kolerës, Gabriel G. Marquez

Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta kujtojnë sa të...
12,75 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000654

Botuesi: Onufri

Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut, Ismail Kadare

Është një nga kryeveprat kadareane. Romani përshkohet nga tiparet më të mira të prozës së shkrimtarit: stili narrativ i tejdukshëm, lehtësia me të cilën jepet bota perceptuale dhe shqetësimet ekzistenciale të personazheve, duke bartur një poetizëm krejt specifik dhe të nginjur përplot metafizikë.
5,95 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000649

Botuesi: Onufri

Lulet e ftohta të marsit, Ismail Kadare

"Lulet e ftohta të marsit" është vepra më e pikëlluar e Kadaresë, është gati një requiem. Ngado të shoqëron një fjalor i zymtë. Është hera e parë që Kadareja del hapur përballë realitetit shqiptar, i zymtë dhe pesimist, për një tokë që e braktisën perënditë, për një mars, që, në të vërtetë, nuk është mars, për ca lule të rreme, të ftohta.
5,95 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000307

Botuesi: Botimet Dudaj

Haruni dhe një det historish, Salman Rushdie

Një përrallë komike e sajuar për mrekulli... Deti i Historive, prej nga autori nxori këtë libër prekës dhe argëtues, vijon të vërshojë përherë po aq i kthjellët dhe brilant.
5,95 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000306

Botuesi: Botimet Dudaj

Furia, Salman Rushdie

Furia është një vepër me energji shpërthyese, një komedi e pamëshirshme dhe e zezë, një studim thellësisht shqetësues i anës më të errët të natyrës njerëzore dhe një histori dashurie që të lë pa gojë. Gjithashtu është edhe një portret mbresëlënës i Nju-Jorkut.
6,38 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000066

Botuesi: Botimet Dudaj

Xhim Kopsa dhe trembëdhjetë të tërbuarit, Michael Ende

Ky është libri i dytë i aventurave të Xhim Kopsës dhe Lukas makinistit, për të cilët asnjë mal nuk është shumë i lartë, asnjë mur i pakalueshëm, asnjë rrugë tepër e gjatë kur bëhet fjalë për të arritur qëllimet që i kanë vënë vetes.
6,80 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000065

Botuesi: Botimet Dudaj

Xhim kopsa dhe Lukas-makinisti, Michael Ende

Në këtë libër do të gjeni aventurat e këndshme të Xhim kopsës dhe Lukas – makinistit me gjigandë të rremë, gjysëmkuçedrat dhe shumë qenie të tjera të jashtëzakonshme.
6,80 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000054

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia pa mbarim, Michael Ende

Ky roman i botuar më 1979, i përkthyer menjëherë në shumë gjuhë të huaja të botës dhe i nderuar me dhjetë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, është libri i një fantazie shpërthyese, që mbart në vetvete një ndërthurje filozofish të larmishme, ku kritika ndaj epokës sonë mbështillet nga simboli artistik dhe ku lënda poetike dhe misteri i nënshtrohen një...
10,20 GBP
More
Ne gjendje