Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0 kg - 250 kg

Çmimi

Çmimi

  • 12 Lekë - 4 860 Lekë

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Marka: EDFA Botime
  • Marka: Extra
  • Marka: Fenix
  • Marka: Naimi
  • Marka: Pakti
  • Marka: Penguin Classics

Botuesi: Naimi

Urat e Arbërit, Francesco Altimari

Autori i librit më të ri në gjuhën shqipe, me titullin shenjues Urat e Arbërit: filologu, gjuhëtari, antropologu, historiani i letërsisë Francesco Altimari prej dekadash është një emër ndaj të cilit mund të mbishkruhet në mënyrë dinjitoze vetë emri i albanologjisë bashkëkohore, si një tërësi dijesh e shkencash të identitetit shqiptar.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Studime kritiko-letrare për letërsinë shqipe, Roland Zisi

Lëndën e këtij libri e përbëjnë një varg referatesh, kumtesash dhe artikujsh që janë shkruar gjatë njëzetë vjetëve të fundit dhe botuar nëpër periodikë shkencorë ose akte konferencash, seminaresh e simpoziumesh kombëtare e ndërkombëtare në të cilat autori ka qenë pjesëmarrës.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Lef Nosi filolog, Edelajda Cenaj – Çepa

Monografia Lef Nosi filolog: studim historiko-letrar, arkeografik dhe filologjik i dr. Edelajda Cenajt-Çepajt është i pari studim monografik kushtuar trashëgimit dorëshkrimor letrar, publicistik, etnografik, gjuhësor dhe folkloristik të këtij personaliteti të rëndësisë parësore me kontribute shumëplanëshe për kulturën dhe identitetin shqiptar në gjysmën e...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Extra

Bimët mjekësore në familje, Petrit Kokalari, Zef Sima, Pavli Xinxo

Fitoterapia dmth mjekimi me bimë, edhe sot e kësaj dite gjen ende mbështetje të gjerë në shumicën e popujve të botës. Nisur nga kjo, edhe populli ynë ka një traditë të hershme në njohjen, përgatitjen e përdorimin e bimëve mjekësore, për shërimin e një numri të madh sëmundjesh siç janë ato të rrugëve të frymëmarrjes, të aparatit tretës, të plagëve të...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Extra

Përrallëzat e shkronjave, Adelina R. Mamaqi

U rritët një vit dhe mësuat të lexoni përrallëzat e shkronjave. Në këtë libër, ato ju dhuruan vetëm një grimcë diturie, të vogël sa një pikëz uji në oqeanin e madh. Por, sa më shumë libra të lëxoni, aq më shumë dijeni do të merrni.
360 Lekë 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: EDFA Botime

Fjalor serbisht-shqip, Violanda Canko

Ky fjalor ofron mbi 20 000 fjalë të serbishtes dhe shqipes moderne, gjithashtu përmban shembuj, shprehje dhe idioma të përdorimit të përditshëm. Terma teknike dhe shkencore. Ka një gramatikë të përmbledhur të gjuhës serbe dhe në fund shoqërohet me shprehjet më të përdorshme në udhëtim.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Antologji poetike për kuajt, Roland Zisi

Antologji poetike për kuajt nuk është një antologji poetike e thjeshtë apo një përmbledhje e rëndomtë e disa vjershave, e ndërtuar për të kënaqur kritere dhe arsye tematologjike. Kjo antologji është një prej dëshmive letrare e artistike të programit human e estetik të autorit që nis në fillim të viteve 1960 dhe që vijon deri në ditët e sotme.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Naimi

Kisland, roman me fëmini, Ardian-Christian Kycyku

Një linjë më vete e romanit është përndjekja që Gined Enkelana ushtron ndaj Inës dhe ndaj paqartësive të vetvetes. Në fakt, njëherësh me vendosjen e së ashtuquajturës epokë moderne, racat e fuqishme dhe të lashta si ajo shqiptare hyjnë në një betejë të heshtur me veten ose më saktë: me kanosjen e vetëshkatërrimit.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje