Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0 kg - 2,42 kg

Çmimi

Çmimi

  • 1 Lekë - 12 000 Lekë

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Marka: Albas
  • Marka: Botimet Dudaj
  • Marka: EDFA Botime
  • Marka: Fenix
  • Marka: Pakti
  • Marka: Wordsworth Classics

Botuesi: Botimet Dudaj

Tazmania, Paolo Giordano

Të ardhmen që dëshirojmë dhe së cilës i druhemi, atë që s’do ta kemi, që mund ta ndryshojmë, që po ndërtojmë. Frika dhe befasimi nga humbja e kontrollit janë ndjenja të kohës sonë, dhe zëri i ngrohtë i Paolo Giordano-s di ta tregojë si askush tjetër.
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Shkrime kusare, Pier Paolo Pasolini

Revolucioni i padukshëm konformist, për të cilin Pasolini foli me kaq ngulm dhe dhimbje nga viti 1973 deri më 1975, nuk ishte aspak një fenomen i padukshëm. Kushdo që kujton në mënyrë sado të vagët polemikat gazetareske të kohës mund të habitet duke lexuar këto “Shkrime kusare”.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ava, Brunilda Zllami

Njeriu para pasqyrës mbetet i vërtetë, pikërisht se pasqyrat nuk kanë gojë për të folur. Ato pak minuta që syri kap shëmbëlltyrën e vet, në mënyrë të pafajshme e të pambrojtur përballet me realitetin, që më vonë e sublimon në skutat e mendjes duke paraqitur imazhin e përpunuar, atë që është më pak i vrazhdë, që lëndon më pak.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Mirë se erdhe në Rebibbia, Elsa Lila

Me këmbët e varura nga krevati kërkoj shapkat që më ngatërrohen nëpër këmbë sikur të ishin dhjetë të tilla. Fus këmbën e majtë tek shapka e djathtë, dhe pastaj i rrotulloj me këmbë dhe me zor u gjej këmbët përkatëse shapkave përkatëse me zemrën që më rreh fort, po fort.
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Fshesarja e Republikës, Anisa Markarian

Ky roman trajton tema të rëndësishme sociale, si dhuna ndaj grave, korrupsioni dhe përpjekjet për të sfiduar një regjim të shkatërruar, duke u fokusuar në jetën e Vezullores, një vajzë e re që është simbol i rebelimit dhe rezistencës ndaj padrejtësive.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Kënga e profetit, Paul Lynch

Kënga e profetit është një vepër tejet origjinale, që të trondit dhe të rrëmben në vorbullën e saj të pandalshme. Ajo paraqet njëherazi një panoramë të shkatërrimit të një vendi në luftë dhe një portretizim thellësisht njerëzor të betejës së një nëne për ta mbajtur familjen e vet të bashkuar.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Zgjerimi, Robert Menasse

Konflikti politik mes dy vëllezërve të gjakut është vetëm korniza, brenda së cilës zhvillohen një mori fatesh, planesh të guximshme dhe përpjekjesh të mëdha jetësore, të cilat vihen në provë derisa përballja ndodh në terrenin e lëkundur të një anijeje turistike shqiptare.
1 620 Lekë 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

E shkuar e pakryer, Ermal Hasimja

Kjo është një histori e vërtetë ose, më saktë, një histori e përjetuar vërtet. Një histori pa ‘happy end’ dhe pa hero ngadhënjyes. Historia e një të shkuare të pambyllur dhe të hapur pafundësisht ndaj mundësisë të së keqes së jetuar, por të pakuptuar
765 Lekë 850 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Shpella e piratëve, Petro Marko

Në këtë roman fantastiko-aventuror gërshetohet bota e pasur fantastike me realitetin jetësor. Përmes aventurave të pesë fëmijëve, futemi në botën dhe psikologjinë e tyre. Pavarësisht kushteve dhe rrethanave të ndryshme në të cilat ndodhen, ata janë gjithmonë të pushtuar nga dëshira, pasioni dhe etja për gjërat e pazbuluara, për të eksploruar të mistershmen.
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Intervistë me vetveten, Petro Marko

Unë shkrova si poet, si gazetar e si shkrimtar, duke iu nënshtruar mundësisht sa më pak kërkesave dhe rregullave të krijimtarisë së kohës, por u kritikova ashpër, u dënova me heqjen e së drejtës së botimit dhe disa nga veprat m’u bënë kartonë pa dalë në qarkullim, duke më mohuar kështu gëzimin e krijimit.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Gjallimi i skërkave, Zhaneta Barxhaj

Në këtë botim, autorja sjell për lexuesit një mënyrë të rrëfyeri ndryshe. Tregimet janë rrëfime artistike të ngjarjeve dhe të episodeve, që ndodhin në një zonë të caktuar, për të mos thënë në një fshat të vetëm. Gjithçka të lë përshtypjen e strofave të një poeme të trishtuar në skërkat e humbura të një vendi të humbur po aq. Gjuha, më së shumti, është...
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje