Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Gjendja

Gjendja

Pesha

Pesha

  • 0 kg - 1 024 kg

Çmimi

Çmimi

  • 1 Lekë - 80 000 Lekë

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Marka: Botime Impression
  • Marka: Fenix
  • Marka: OMSCA-1
  • Marka: Penguin Classics
  • Marka: Te tjere

Botuesi: Te tjere

Udhëtarja e kohës, Diana Gabaldon

1946: Kler Rendëll shkon në Malësinë Skoceze me bashkëshortin e saj, Frenkun. Ata duan të kalojnë një muaj mjalti të dytë, që t'i japin njëri-tjetrit të drejtën për të parë se sa i ka ndryshuar lufta, por edhe për t'i dhënë një mundësi të dytë marrëdhënies së tyre. Por, një pasdite, Kleri futet në një rreth gurësh dhe papritmas e sheh veten në vitin 1743.
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Shantaram, Gregory David Roberts, vol. 2

Rrugëtimi i Linit ndërthuret me luftën, burgun, torturat, vrasjet dhe një sërë tradhtish të mistershme e të përgjakshme. Geto mes flakëve dhe hotele me pesë yje, dashuri romantike dhe vuajtje në burg, beteja mes bandash kriminale dhe filma të Bollivudit, të gjitha këto pasqyrojnë botën dhe eksperiencën njerëzore të përshkruar më së miri në këtë vepër...
1 530 Lekë 1 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Më pak stres, Jasmin Kirkbride

Kur ju thonë "më shtruar" apo "mos u shqetësoni", a ju vjen t'ua ktheni "qepeni gojën"? Sepse, po të ishte aq e lehtë, do ta bënit vetë, kështu? Nuk jeni vetëm, për më tepër, ka edhe një mënyrë për ta hequr qafe stresin. I pajisur me udhëzime, sugjerime dhe citate, ky libër do t'ju japë forcën për të mposhtur në qoftë se-të dhe çdo ditë do ta jetoni pak...
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Historia e një kordhe, Claudio Magris

Në vjeshtën e vitit 1944, gjermanët pushtuan Karninë, me ndihmën e aleatëve të tyre kozakë, të cilëve u kishin premtuar një truall, ku të ndërtonin atdheun e pavarur kozak, një Kosakenland. Në maj të vitit pasardhës, kozakët zbuluan se ishin përdorur dhe mashtruar.
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Xhejni, L. M. Montgomery

Për aq kohë sa Xhejni mund të mbajë mend, ajo dhe e ëma kanë jetuar së bashku me gjyshen e saj të ashpër në një banesë të zymtë në Toronto. Xhejni gjithmonë besonte se babai i saj kishte vdekur, derisa ajo rastësisht mësoi se ai ishte gjallë e shëndoshë e mirë dhe jetonte në ishullin Princ Eduard. Asaj i lindi dëshira për ta parë atë... Si vijon më tej?...
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mashtruesi, Javier Cercas

Ky është një roman i mahnitshëm pa fiksion dhe i mbingopur me fiksion. Fiksionin nuk e sjell autori; e sjell Enrik Marko, një nëntëdhjetë vjeçar nga Barcelona, i cili e paraqiti veten sikur i kishte mbijetuar Holokaustit, gjersa më 2005 u demaskua, pasi kishte kryesuar vite me radhë shoqatën spanjolle të të mbijetuarve dhe kishte arritur të bëhej hero.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje