"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Autori i përket atij grupi njerëzish, të cilët e vërejnë natyrën me kënaqësi e kureshtje gjatë gjithë jetës. Si valët e detit, ashtu edhe vargmalet, e kanë çuar atë në idenë mbi një forcë rrotulluese universale në hapësirë të çdo lloj trupi, nga grimca të vogla e deri tek trupat e mëdhenj, planetë e diej.
Ky libër i shkruar në vitet 2005 – 2006 analizon Biblën dhe Kuranin, duke dalluar në to qartë dorën dhe mendjen njerëzore. Analiza e Biblës tregon qartë gjuhën simbolike të saj dhe ato që quhen "kodet e fshehura" të saj.
Përveç kësaj fryme kritike të tij, në libër kemi edhe trajtime shkencore në disa tema të ndryshme, si ato mbi grohjen e tokës, lëvizjen e poleve të boshtit imagjinar të tokës dhe ndryshimin e polaritetit magnjetik të saj, kemi shpjegime të mëtejshme mbi principin e relativitetit, më kryesorja këtu: të trajtuar nën këndvështrimin dialektik.
Ndaj dhe ai jep mendimet e tij për mjaft fjalë e morfema, duke pretenduar se ndjek metodat shkencore e tërësisht të pavarura nga ndjenja atdhedashurie e patriotizmi. Fryma e tij kritike si në krahun “zyrtar” (Cabej, etj), ashtu edhe atë të kundërt (Dalipaj, etj) e bën atë të padëshirueshëm për shumicën e atyre që merren me gjuhësinë e krahasuar dhe...
Gjuha dhe stili i këtij autori –po si në punimet e tjera shkencore të tij– dallon edhe në këtë libër larg asaj akademike, biles here-herë me doza të lehta humori, që lexuesi të mos lodhet përgjatë leximit. Dhe, po si në punimet e tjera të tij shkencore, referimet dhe citimet gjinden përmes rreshtave dhe jo në fund të faqeve apo librit.