Libri i dytë i serisë shumë të dashur për fëmijë, Timi dështimi, rivjen me po aq humor dhe po aq aventura të Timit. Një libër që i zbavit fëmijët gjatë leximit por njëkohësisht u mëson shumë gjëra??
Në këtë aspekt mund të flitet për kryengritje kur kundërshtia ndaj pushtetit vinte nga zonat dhe popullsitë e ndryshme të shtetit osman dhe për “fitne” kur sfida zanafillonte nga aktorët e shtresës së pushtetarëve. Kufiri mes këtyre dy shprehjeve të kundërshtisë politike nuk ishte i prerë qartë.
Puna novatore, brilante dhe e thellë e Robert A. Johnson mbi mënyrën se si gratë arrijnë pjekurinë dhe kultivojnë identitetin e tyre.Ç’do të thotë të jesh grua? Cila është rruga drejt pjekurisë femërore? Dhe cilët janë përbërësit mashkullorë të personalitetit të gruas?
Ky është romani gjysmëautobiografik i Bulgakovit mbi historinë e një shkrimtari që dështon të shesë romanin e vet dhe dështon të kryejë vetëvrasje. Kur drama e tij pranohet nga teatri për ta vënë në skenë, suksesi letrar ia bën me sy, por ai e pranon këtë pa egon e fryrë të aktorëve, regjisorit dhe menaxherëve të teatrit.
Në këtë odise vetëzbulimi, Maries i duhet të zgjedhë midis rrugës së errët të kënaqësisë seksuale si qëllim në vetvete apo të rrezikojë gjithçka për të gjetur “dritën e saj të brendshme” dhe të seksit të shenjtë, pra të seksit në kontekstin e dashurisë.
Te Zemra e derrit të egër më shumë së në të gjithë romanete tij, Porcel ka ndërthurur në një mënyrë kaq të natyrshme me kaq zhdërvjelltësi tonin dhe frymën e rrëfimit të aventurave, analizën e sjelljeve të caktuara dhe të qëndrimeve të caktuara shoqëror...
Mbështetur në projektin e njohur kërkimor Kurvat e dikurshme (Whores of Yore), dhe shkruar me mençuri dhe humor që spikat, Një histori e rrallë mbi seksin e ka burimin në njohuritë e gjera të dr. Kate Lister mbi historinë e seksit.
Libri “Fëmija Brenda Nesh” trajton formimin e marrëdhënieve mes fëmijës së brendshëm dhe prindit të brendshëm, llojet e tyre, ndjenjat, mendimet dhe sjelljet në përditshmëri.