• Banner

Klasikët rusë

Klasikët rusë

Këtu do të gjeni klasikët e letërsisë ruse

Filtrat aktiv

Botuesi: Aleph

Net të bardha, Fjodor Dostojevski

Ecja e këndoja, pasi, kur jam i lumtur, s’rri dot pa ia marrë një kënge nëpër dhëmbë, si çdo njeri i lumtur që nuk ka as miq, as të njohur të këndshëm e që në çaste hareje nuk ka me kë ta ndajë harenë e vet, pikërisht atëherë ,më ndodhi aventura e jashtëzakonshme...

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Ledi Makbeth nga Guberna e Mcenskut, Nikolai S. Leskov

“Ledi Makbeth nga guberna e Mcenskut” i Nikolai Leskovit, trajton “dashurinë fatale” dhe fundin tragjik të heroinës së kësaj novele. Nisur prej titullit, trajtimi i personazheve dhe fundi tragjik, novela krijon lidhje intertekstuale me veprën e Shekspirit. Leskov, i konsideruar si një ndër autorët më të vështirë për t’u përkthyer, për shkak të një gjuhe...

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Sonata e Krojcerit, Lev Tolstoi

Pozdnishefi rrëfen bajatësinë dhe zbrastësinë e brendshme të lidhjes së tij me gruan pas martesës, por, kur dyshon në papërmushmërinë e saj dhe tradhtinë me një muzikant, është xhelozia që e gërryen nga brenda dhe e çon drejt vrasjes.

Çmimi 7,14 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Rrëfimi, Leon Tolstoi

Shkrimtari i madh, një kont që kundërshtonte pronën private, vegjetarian, pacifist dhe kundërshtar i dënimit me vdekje dhe dhunës shtetërore, përshkruan në këtë libër kërkimin e tij për kuptimin e jetës.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Kokona

Ana Karenina, Vol. 1-2, L. N. Tolstoj

Për shumë studiues, ky konsiderohet romani më i mirë në botë. Ana Karenina ofron një panoramë të stërmadhe të jetës së kohës në Rusi dhe të njerëzimit në përgjithësi. Në të, Tolstoi përdor njohuritë e tij intensive për të krijuar disa nga personazhet më mbresëlënëse të krijuara ndonjëherë nga letërsia.

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje