"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Kryevepra e Marksit, "Kapitali", nuk është botuar më që pas viteve '90 dhe të vetmet botime të tij janë vëllimet e vjetra të botuara dhe të përkthyera.
Në këtë vepër të plotë gjenden vepra që nuk janë ribotuar më që pas viteve '90 dhe që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të krijimtarisë së Jakov Xoxës.
Arena e veprimit në romanin e Manit është sanatoriumi Berghof, i cili jo vetëm gjeografikisht gjendet në male, por që, sikundër Mali magjik në veprat e vjetra, përfaqëson një botë të mbyllur hermetikisht. Izolimi i tij krijon kushte për një përqendrim karakteresh përfaqësues, veprimtaria e të cilëve pasqyron konfliktet shoqërore, politike dhe shpirtërore...
Libri është në përgjithësi në gjendje të mirë. Faqet janë të zverdhura për shkak të kohës dhe ka disa njolla të vogla (që mund të shihen në kopertinën kryesore) të krijuara nga koha. Lidhja e faqeve është ende e qëndrueshme.
Seen through the eyes of artists, even a small country like Albania appears full of variety and unique. Over the course of many, many years of research, through gathering endless artistic images, the most important aspects of Albanian life and history have been perpetuated. However, only a marginal part of these works have become known or published.
Habermas describes Knowledge and Human Interests as an attempt to reconstruct the prehistory of modern positivism with the intention of analysing the connections between knowledge and human interests.
In Bodies That Matter, renowned theorist and philosopher Judith Butler argues that theories of gender need to return to the most material dimension of sex and sexuality: the body.
Ky fjalor i gjuhës së sotme greke, i pari i shpjeguar me frazeologji, me sinonime dhe antonime, u drejtohet të gjithë shqipfolësave që përdorin gjuhën greke në të gjitha nivelet, nga studentët deri te përkthyesit.