"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Kjo monografi mund të koniderohet paradigmatike nga pikëpamja e gjithçkaje të rëndësishme që është shkruar deri më sot mbi Camajn, përfshi edhe dokumente, ilustrime dhe shenjime të panjohura deri më sot në Shqipëri.
Titulli: Fshat e zanatOrigjinali: Fshat e zanatGjinia: FabulaAutori: Ferit LamajShtëpia botuese: IlarViti: 2012Fq. 176Pesha: 0.171 kgISBN: 978-9928-107-28-2
Titulli: Historia bashkëkohore (për shkencat politike dhe sociale)Origjinali: Historia bashkëkohore (për shkencat politike dhe sociale)Gjinia: HistoriAutori: Llambro Filo, Juliana MarkoShtëpia botuese: UFO PressViti: 2007Fq. 494Pesha: 0.85 kgISBN: 978-99943-951-5-6
Luçia, pasi kaptoi gardhin e kopshtit, u drejtua për në Sableuse. Djaloshi i panjohur e priste matanë vijës, pak hapa larg urës së vogël. Për një çast, ajo u gjend pranë tij. Pa lëshuar asnjë fjalë , ai e përqafoi dhe e shtrëngoi në kraharorin e tij.
Për policinë nuk ka dyshime, bëhet fjalë për një aksident: Isaja i vogël, duke vrapuar mbi çati, kishte rënë. Por, Smilla s'mendon ashtu. E rritur në Groenlandë, ku ekzistojnë më se dhjetë fjalë të ndryshme për dëborën, ajo i kish parë gjurmët e fëmijës në dëborë dhe e dinte se ajo që kishte ndodhur s'qe aksident.
Trajton fatin e një vajze që humb nënën në moshën 13 - vjeçare dhe mbi supet e saj të njoma bie barra e shtëpisë. Ndërkohë babai i saj ka mbetur pa punë dhe ka probleme serioze me alkoolin. Në sajë të mbështetjes së Sidit, vajza me emrin Meriyll arrin t'a dalë mbanë dhe të shpëtojë nga trafikimi.