"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Po të doni t'i bëni një nder dikujt, i jepni libirin "Diplomacia" të Henry Kissinger - it... pa dyshim, ai është një nga më të mirët dhe më të këndshmit mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, të shkuara dhe të tashme... "Diplomacia" duhet të lexohet për përfshirjen e plotë historike, karakterizimet, paraqitjen e ngjarjeve, aftësinë për t'i parë në ndërlidhje...
Ky libër, i konsideruar nga kritika si traktati politik i Hitlerit i ndërthurur me elementë autobiografikë, është i domosdoshëm për të kuptuar më mirë Holokaustin dhe totalitarizmin e çdo ngjyre. Ky libër është një paralajmërim për të nesërmen, për brezat e rinj, në mënyrë që çmenduria e messhekullit të XX - të të mos përsëritet më kurrë. Botimi i këtij...
Të nesërmen në mëngjes, kur u zgjua, ajo e kuptoi që kishte fjetur dhe kjo gjë e çuditi. Esmeralda kishte kohë që nuk flinte. Një rreze gazmore e diellit, që po lindte, hyri nga dritarja dhe i ra asaj në fytyrë. Njëherësh me diellin, në dritare u duk edhe diçka tjetër, që i kalli frikën: fytyra e fatziut Kuazimodo.
Fëmijët janë të ftuarit për në garat e hipizmit. Po diçka i ka ndodhur Turbinës, kalit të zi që gjithmonë ka fituar në garat e Saratogës? Kali sillet në mënyrë të çuditshme... A është i njëjti apo dikush ka ndërruar kuajt për të prishur fitoren. Një mision i ri për hetuesit e vegjël, të cilët zbulojnë të vërtetën.
Dinku, Joshi e Roza klojnë pushimet në një fermë. Gjatë kërkimeve në lumin që zbriste nga malet, Joshi gjeti një gur të madh floriri! E la në një kasafortë, por një ditë atë gur me shumë vlerë e vodhën... Kush e vodhi dhe si?! Tre Hetuesit e Vegjël zbulojnë enigmën dhe e kapin hajdutin. Po çfarë ndodh me gurin e çmuar?!
Marrëveshja e Kongresit të Berlinit e vitit 1878 e detyronte Serbinë që t'i kthente në trojet e veta të gjithë shqiptarët e përzënë dhunshëm nga Sanxhaku i Nishit dhe nga rajoni i Toplicës, por ajo për 130 vjet nuk është respektuar kurrë nga Serbia.
Ky libër i shërben gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, oficerëve të policisë gjyqësore për punën e tyre të përditshme pasi në këtë mënyrë ata do të orientohen më shpejt në lidhje me qëndrimet që mban apo që duhet të mbajë Gjykata në raste të caktuara.
Libri paraqet 600 fjalë të urta nga brumi i shqipes që lidhen me vreshtarinë dhe verëtarinë, shoqëruar me shtjellimin agronomik për rritjen e hardhisë dhe prodhimin e rrushit si edhe me shtjellimin enologjik për prodhimin dhe shijesimin e verës.
Nëna dhe dy bijat e saj, të cilat aq sa ngjasojnë dhe afrojnë njëra - tjetrën, aq edhe nuk përputhen dhe e largojnë njëra - tjetrën... Gjithsesi, ato janë vazhdim i njëra - tjetrës, aktorë realë të jetës plot tallaze dhe etje për lavdi... Në krye të tyre qëndron Tanja, polakja simpatike, e cila të mahnit me bukurinë dhe forcën e saj.
Dinkut i vijnë 5 letra njëra pas tjetrës nëpërmjet postës, por asnjëra nga ato nuk i përkiste atij. Ishte ngatërruar adresa apo qëllimisht ishin nisur në adresën e tij?! Dikush tjetër i kërkon sepse zarfet e tyre ishin me kode dhe aty fshihej një pullë postare e rrallë dhe me shumë vlerë.
Shkrimtari më i famshëm i librave për fëmijë ftohet për vizitë në një qytet. Në datën dhe orën e caktuar, kur në sallë ishin në pritje lexuesit, shkrimtari nuk erdhi. Atë dikush e kishte rrëmbyer. Po kush, ku dhe pse mund të rrëmbehej një shkrimtar?! Hetuesit e vegjël gjurmojnë dhe zbulojnë gjithçka.