Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Dantja i pashmangshem, Ismail Kadare Shihe të plotë

Dantja i pashmangshem, Ismail Kadare

Dante Aligieri nuk ishte lidhur vetëm me tmerrnajën tonë. "Komedia hyjnore" e tij ishte, me sa dukej, e vetmja në botë, që rrezatonte po aq fuqishëm edhe zinë edhe dritën.

Info shtesë

SKU000850

Disponueshëria: Në gjendje

$4.51

Me ulje çmimi!

-36%

$7.04

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

  • Shtepia magjike mbi peme 8, Mesnate ne Hene, Mary Pope Osborne

    Shtepia...


    Tre... dy... një... Ndizu! Shtëpia Magjike mbi...

  • Zonja e Zeze Nexhmije Hoxha, Fahri Balliu

    Zonja e Zeze...


    ...në galerinë e errät Gadishulli ynë ballkanik...

  • Ese te letersise shqipe, Ernest Koliqi

    Ese te...


    Në kohën që kjo kritikë përjashtonte nga...

Titulli: Dantja i pashmangshëm
Origjinali: Dantja i pashmangshëm
Gjinia: Sprovë
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2005
Fq. 80
Pesha: 0.121 kg
ISBN: 978-99927-45-15-0

Fragment nga libri

Dante Aligieri nuk ishte lidhur vetëm me tmerrnajën tonë. "Komedia hyjnore" e tij ishte, me sa dukej, e vetmja në botë, që rrezatonte po aq fuqishëm edhe zinë edhe dritën. Pyetjes që Eugenio Montale, në kremtimin e Dantes, ia drejtoi vetes dhe të tjerëve: "Ç'kuptim ka për poetët e sotëm vepra e Dantes?", poetët e botës i janë përgjigjur e do t'i përgjigjen në mënyra të ndryshme, sipas "gjendjes" së tyre.

Natyrisht që Dante Aligieri është gjithmonë Dante, por ka periudha kohe kur ai bëhet dyfish, trefish i tillë. Kështu, në shekullin e 20-të, atëherë kur dukej se e kishte arritur majën më të lartë të lavdisë e se s'mund të rritej më, pikërisht atëherë në rrafshirën kolosale komuniste, nga Dante që ishte, ai u bë Dydantsh, Tridantsh.

Duke u rrëfyer rrugëtimin e tij të vetmuar në botën e të vdekurve, ai u tregoi sivëllezërve të vet poetë, qofshin ata rusë, shqiptarë, baltikë a kinezë, se gjendja natyrale e shkrimtarit të madh është pikërisht ajo: të udhëtojë i gjallë midis vdekjes. Të pajeta shtrihen përpara tij mbretëritë, vrasësit, tiranët, orizoret, stuhitë, vetë ajri që i prodhon ato.

Përbindëshat dhe rreziqet janë rrotull tij, por ai ka një përparësi: ai është i gjallë, ndërkohë që ata s'janë. Ndaj fjalët e Virgjilit "mos u tremb, është një stuhi e vdekur", përbëjnë formulën e shpëtimit për shkrimtarin.

  • Autori Ismail Kadare