Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Funerali i pafundme, Visar Zhiti Shihe të plotë

Funerali i pafundme, Visar Zhiti

Visar Zhiti lindi në vitin 1952, në qytetin e Durrësit, ku kaloi fëmijërinë dhe kreu një pjesë të shkollës fillore. I ati, për qëndrimin e tij nacionalist dhe për shkrimet pacifiste në një kohë të ashpër, ishte pushuar nga arsimi dhe kishte kaluar punëtor krahu, që rregullonte rrugët e Durrësit apo shkallët që të çonin në amfiteatër.

Info shtesë

SKU000583

Disponueshëria: Ne gjendje

$3.60

Me ulje çmimi!

-36%

$5.63

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

  • Interviste me vetveten, Rete dhe guret, Petro Marko

    Interviste...


    Thonë se gurët e mëdhenj atje poshtë në...

  • Lufta dhe paqja, L. N. Tolstoj, vol. 1

    Lufta dhe...


    Kryevepra epike e Tolstoit ndërthurr jetët...

  • Darka e gabuar, Ismail Kadare

    Darka e...


    Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një...

Titulli: Funerali i pafundmë
Gjinia: Roman
Autori: Visar Zhiti
Shtëpia botuese: OMSCA-1
Viti: 2003
Fq. 180
Pesha: 0.18 kg.

Mbi autorin

Visar Zhiti lindi në vitin 1952, në qytetin e Durrësit, ku kaloi fëmijërinë dhe kreu një pjesë të shkollës fillore. I ati, për qëndrimin e tij nacionalist dhe për shkrimet pacifiste në një kohë të ashpër, ishte pushuar nga arsimi dhe kishte kaluar punëtor krahu, që rregullonte rrugët e Durrësit apo shkallët që të çonin në amfiteatër.

Por falë talentit, ndihmës së miqve dhe nevojave të kohës, kaloi si mësues dhe aktor në qytetin e Lushnjës, ku u shpërngul e gjithë familja. Aty ai do të bëhej një nga themeluesit e estradës së këtij qyteti. Pikërisht në këtë qytet Visar Zhiti do të përfundonte shkollën e mesme. Duke përfituar nga një zbutje e përkohshme e luftës së klasave, ndryshe nga dy vëllezërit më të mëdhenj, arriti të fitojë një të drejtë studimi në Universitetin e Shkodrës, dega Gjuhë-Letërsi.

Në vitin 1979 arrestohet dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë, të shprehura në poezitë e tij. Del falë një amnistie në vitin 1987 dhe kthehet në qytetin e Lushnjës, ku siguron punë në fabrikën e Tullave, por pa të drejtë elektorale, pa të drejtë profesioni dhe pa të drejtë botimi. Në vitin 1990, me ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri u angazhua me lëvizjen demokratike dhe punoi në gazetën e parë opozitare.

Pasi Partia Demokratike fitoi zgjedhjet punoi për disa kohë në shtëpinë botuese, "Naim Frashëri" dhe më pas në Parlamentin shqiptar. Në vitin 1995 dërgohet në ambasadën shqiptare në Romë. Në vitin 1996, kandidon në rrethin e Lushnjës dhe zgjidhet deputet. Një vit më pas u dërgua sërish në ambasadën shqiptare në Romë, ku qëndroi deri në vitin 1997.

Pas ngjarjeve të këtij viti u kthye në Tiranë. Ka botuar një sërë librash në poezi dhe prozë ku përmendim: "Kujtesa e ajrit" (vëllim me poezi), "Hedh një kafkë në këmbët tuaja" (libër me poezi të burgut), "Mbjella e vetëtimave" (vëllim poetik i botuar në Shkup), "Këmba e Davidit", "Funerali i pafund " (romanin) "Perëndia mbrapsht dhe e dashura " (roman) etj. Si shkrimtar, Visar Zhiti është vlerësuar me disa çmime në Shqipëri e jashtë saj dhe është përkthyer në disa gjuhë. Emri i tij është si zë më vete ne Enciklopedinë e Madhe italiane. Eshtë anëtar i akademisë "Alfonso Grasi" në Itali.

Shënim: Lista me libra të tjerë nga Visar Zhiti Shënim: Ky titull bën pjesë në librat & autorët më të shitur për vitin 2009.

 

  • Autori Visar Zhiti