Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Dhe lind dielli, Ernest Hemingway Shihe të plotë

Dhe lind dielli, Ernest Hemingway

Dhe lind dielli është romani i parë i Ernest Heminguejit, njërit prej mjeshtërve më të mëdhenj të prozës bashkëkohore.

Info shtesë

Disponueshëria: Ne gjendje

$7.89

Me ulje çmimi!

-20%

$9.86

Titulli: Dhe lind dielli
Origjinali: The sun also rise
Gjinia: Roman
Autori: Ernest Hemingway
Shqipëroi: Sazan Gjomena
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2001
Fq. 228
Pesha: 0.292 kg
ISBN: 99927-47-61-7

Mbi librin

Dhe lind dielli është romani i parë i Ernest Heminguejit, njërit prej mjeshtërve më të mëdhenj të prozës bashkëkohore. Vendosur në sfondin romantik të Spanjës së korridave, subjekti tërheqës i romanit shpalos karaktere tipike të prozës së Heminguejit, karaktere të munduara, por jo të mposhtura, burrërore në dhimbjen e tyre.

Një protagonist i traumatizuar fizikisht dhe shpirtërisht në Luftën Botërore, një idil i pashpresë e i trishtuar dashurie, një atmosferë dhimbjeje dinjitoze, të gjitha këto elemente të indit artistik të kësaj kryevepre të letërsisë së shekullit të kaluar, mishërojnë tiparet më thelbësore të asaj që u quajt rëndom ‘’letërsi e brezit të humbur’’.