Kategoritë

Botuesit

Autorët

Lufta dhe paqja, pjesa e pare, L. N. Tolstoj Shihe të plotë

Lufta dhe paqja, L. N. Tolstoj, vol. 1

Kryevepra epike e Tolstoit ndërthurr jetët private dhe publike të individëve gjatë kohës së luftërave Napoleonike dhe sulmit francez kundër Rusisë.

Info shtesë

SKU000496

Disponueshëria: Në gjendje

$11.27

Me ulje çmimi!

-20%

$14.09

libërNga (sasia)Ulja
Lufta dhe paqja, L. N. Tolstoj, vol. 13 -$3.04

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

Titulli: Lufta dhe paqja, vëllimi parë
Origjinali: Voyná i mir
Gjinia: Roman
Autori: L. N. Tolstoj
Shqipëroi: Sotir Caci
Shtëpia botuese: Omsca – 1
Viti: 2017
Fq. 400
Pesha: 0.492 kg.
ISBN: 978-99927-52-14-9

Mbi librin

Lufta dhe Paqja është një roman historik që tregon për ngjarjet e trazuara në Rusi gjatë luftrave të Napoloeonit në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Mbështetur mbi një stil jete aristokratike që tashmë kish filluar të zhdukej gjatë kohës që Leo Tolstoji shkroi librin e tij në vitet 1860, romani përmbledh një periudhë relativisht të shkurtër – pesëmbëdhjet vjet – por paraqet jetët e karaktereve të ndryshëm nga të gjitha segmentet e shoqërisë me detaje të gjalla dhe të mirërealizuara.

Romani pasqyron përballjen e një gjeneratë me ndryshimin, i cili i bën disa që të luftojnë për të mbrojtur strukturën ekzistuese edhe me jetët e tyre, ndërsa të tjerë e kuptojnë se mënyrat e vjetra po zhduken.

Pjesërisht leksione historie, pjesërisht romancë e mrekullueshme, pjesërisht revizionizëm betejash, dhe pjesërisht leksione filozofie, Lufta dhe Paqja vazhdon të mbërthejë gjenerata të tëra lexuesish të cilët joshen me tregimin mbërthyes dhe kuptimin e qartë dhe inteligjent të shpirtit njerëzor.