- Çmim i zbritur
Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Për shumë studiues, ky konsiderohet romani më i mirë në botë. Ana Karenina ofron një panoramë të stërmadhe të jetës së kohës në Rusi dhe të njerëzimit në përgjithësi. Në të, Tolstoi përdor njohuritë e tij intensive për të krijuar disa nga personazhet më mbresëlënëse të krijuara ndonjëherë nga letërsia.
Titulli: Ana Karenina, Vol. 1-2
Autori: L. N. Tolstoj
Gjinia: Roman
Shqipëroi: Vedat Kokona
Shtëpia botuese: Kokona
Viti: 2006
Fq. 932
Pesha: 1.160 kg.
ISBN: 99943-627-9-8/ 99943-914-0-2
Ky libër është në gjuhën shqipe
Pjesa e parë Romani nis me një skenë, në të cilën shfaqet Princi Stefan Arkadeviç Oblonski, ose siç e quajnë Stiva, i cili ka qenë jo besnik ndaj gruas së tij Darja Aleksandrovna, e quajtur Doli. Doli e kishte zbuluar lidhjen e tij me guvernanten e shtëpisë dhe familja është e përçarë. Gjithashtu, në të njëjtën ditë pritej të vinte nga Shën Petërsburgu motra e princit, Ana Karenina. Ndërkohë, shoku i fëmijërisë së Stivës, Konstantin Dmitrieviç Levin (Kostja) arrin në Moskë me synimin që të propozojë motrën më të vogël të Dolit, Princeshën Katerina Aleksandrovna Sherbatskaja (Kiti).
Levini është një aristokrat i apasionuar, i palodhur, por i turpshëm. Ndryshe nga miku i tij ai jeton në fshat në pronat e tij të gjera. Ai merr vesh se një tjetër person, oficeri Aleksei Kirilloviç Vronskij, ka ndjenja për Kitin. Në stacionin hekurudhor, Stiva takon Vronskin. Stiva kishte shkuar për të marrë Anën. Vronskij ka shkuar atje për të pritur të ëmën, Konteshën Vronskaja. Ana dhe Vronskaja kanë udhëtuar së bashku në të njëjtin vagon dhe kishin biseduar me njëra-tjetrën.
Teksa familja ribashkohet dhe Vronskij e takon Anën për herë të parë, një punëtor i hekurudhës bie aksidentalisht në shinat e trenit dhe vdes. Ana thotë që kjo është një ogur i zi. Vronskij është i magjepsur pas Anës. Ana, e cila është në ankth, sepse për herë të aprë e ka lënë vetëm të birin, flet hapur me Dolin rreth marrëdhënies së Stivas dhe e bind Dolit që Stiva akoma e dashuron atë, pavarësisht tradhtisë së tij. Doli preket nga fjalët e Anës dhe vendos ta falë Stivan. Motra e vogël e Dolit, Kiti, vjen që të shohë motrën dhe Anën. Kiti ishte 18 vjeç.
Vronskij dukej tepër i përqendruar tek ajo dhe ajo priste që ai ta ftonte të vallëzonin bashkë në ballon e asaj mbrëmjeje. Kiti tërhiqet nga bukuria dhe personaliteti i Anës dhe afrohet së tepërmi me të. Kur Levini e propozon Kitin në shtëpinë e saj , ajo e refuzon në mynyrë të ashpër, sespse ajo mendon se është në dashuri me Vronskin dhe se ai do ta propozojë.
Në ballo, Vronskij i kushton tepër vëmendje Anës dhe vallëzon me të, duke zgjedhur atë si partnere në vend të Kitit, e cila befasohet dhe bie në mërzi. Kiti kupton se Vronskij ka rënë në dashuri me Anën, dhe pavarësisht fliritmeve të shumta me të, ai nuk ka qëllim që ta propozojë.Ana kthehet në Shën Petërsburg. Vronskij udhëton në në të njëjin tren. Gjatë udhëtimit, ata takohen dhe Vronskij i deklaron dashurinë e tij. Ana e refuzon, edhe pse është thellësisht e prekur nga kujdesi i tij ndaj saj.
Levini, i mërzitur nga refuzimi i Kitit, kthehet në pronat e tij, duke braktisur çdo shpresë për t'u martuar. Ana kthehet te bashkëshorti i saj, Aleksej Alksandroviç Karenin, dhe tek i biri, Sergei (Seriozha). Pasi e sheh të shoqin për herë të parë pas takimit me Vronskin, Ana kupton se ajo nuk ndjen asgjë për të, madje i duket i neveritshëm. Pjesa e dytë Prindërit e Kitit këshillohen me një doktor për shëndetin e saj, i cili ka pësuar rënie që pasi Kiti kuptoi se Vronskij nuk e donte.
Doktori këshilloi që Kiti të shkonte jashtë shtetit në mënyrë që të merrte veten. Doli flet me Kitin dhe e kupton se ajo vuan për shkak të Vronskit. Kiti, e poshtëruar nga Vronskij dhe e munduar nga refuzimi ndaj Levinit, e mëzit motrën duke përmendur tradhtinë e Stivas dhe thotë që ajo nuk do të dashuronte kurrë një burrë që e tradhëtonte. Stiva qëndron në fshat me Levinin dhe kryen shitjen e një ngastre toke për të mundësuar mundësuar mënyrën e tij të shtrenjtë të të jetuarit. Në Shën Petërsburg, Ana fillon të kalojë më shumë kohë me prinveshën Betsi dhe rrethin e saj, në mënyrë që të takohet me Vronskin. Vronskij vazhdon ta ndjekë Anën.
Megjithëse, Ana e refuzon në fillim, ajo i jepet atij.Karenini e paralajmëron Anën rreth vëmendjes së tepruar që i kushton Vronskit në publik, e cila po bëhet një temë për thashetheme.Ana i tregon Vrosnkit se ajo pret një fëmijë nga ai. Më pas, Ana, në një gjendje të rëndë emocionale, i tregon Kareninit dhe lidhjes së saj me Vronskin. Karenini i thotë që ta ndërpresë marrëdhënien që ka me Vronskin në mënyrë që të shmangë thashethemet dhe beson që marrëdhënia e tyre bashkëshortore mund të vazhdojë si më parë. Pjesa e tretë Levini vazhdon të punojë në tokat e tij.
Ai zhvillon ide në lidhje me agrikulturën dhe marrëdhënien unike midis punëtorit të bujqësisë dhe tokës së tij. Ai beson se reformat bujqësore në Europë nuk do të funksionojnë në Rusi për shkak të kulturës unike dhe personalitetit të fshatarit rus. Levini i bën një vizitë Dolit dhe ajo përpiqet të kuptojë se ç'ndodhi mes tij dhe Kitit dhe të shpjegojë sjelljen e Kitit kundrejt tij. Levini merr vendim të harrojë Kitin dhe mendon të martohet me ndonjë fshatare.
Megjithatë, pasi pa për pak minuta Kitin teksa udhëton me karrocën e saj drejt shtëpisë së Dolit, kupton se është akoma i dashuruar me të. Në Shën Petersburg, Karenini grindet me Anën, sepse nuk dëshiron të ndahet prej saj. Ai këmbëngul se marrëdhënia e tyre mbetet njësoj si më parë dhe e kërcënon Anën se do ta largojë Seriozhën nëse Ana vazhdon lidhjen me Vronskin. Pjesa e katërt Ana e mban lidhjen e saj me Vronskin dhe kjo e tërbon më shumë Kareninin. Ai flet me një avokat rreth divorcit.
Në Rusinë e asaj kohe, vetëm pala e pafajshme mund të kërkonte divorc dhe kërkohej që pala fajtore të pranonte ose që të zbulohej gjatë aktit. Karenini e detyron Anën t'i japë disa letra që Vronskij ia kishte dërguar asaj. Por, vëllai i Anës, Stiva, e bind Kareninin që të flasë më përpara me Dolin. Doli mundohet ta bindë Kareninin që të mos divorcohet nga Ana, por këshillat e saj duken të pavlefshme.
Megjithatë, Karenini ndryshon mendim kur dëgjon se Ana është duke vdekur pas një lindjeje të vështirë. Në shtratin e saj, Karenini e fal Vronskin.Vronskij, i zënë ngushtë nga shpirtmadhësia e Kareninit, përpiqet të vrasë veten. Ai nuk vdes, por plagos veten rëndë. Ana shërohet. Pavarësisht që i shoqi e kishte falur dhe se ai ishte tepër i përkushtuar me vajzën e sapolindur, Ana nuk mundte të jetonte më me të. Ajo dëgjon se Vronskij do të dërgohet në një zonë ushtarake në Tashkent dhe bie në dëshpërim. Vronskij nuk shkon në Tashenk, por sëbashku me Anën largohen në Europë, pa e pranuar ofertën e Kareninit për divorc.
Stiva i rregullon një takim Levinit me Kitin dhe më vonë ata të dy fejohen. Pjesa e pestë Levini dhe Kiti martohen dhe nisin jetën e tyre të re në fshat, në pronat e Levinit. Çifti është i lumtur, por u duhet të përshtaten me njëri-tjetrin. Levini nuk ndjehet mirë për kohën e pakët që Kiti i ksuhton dhe përbuz shqetësimet e saj në lidhje çështjet shtëpiake. Disa muaj më vonë, Levini mëson se i vëllai po vdes nga turbekulozi. Pas disa zënkave mes tij dhe Kitit, të dy nisen për tek vëllai i Levinit, Nikolai. Kiti kujdeset për Nikolain. Ajo kupton se është shtatzanë.
Në Europë, Vronskijn dhe Ana përpiqen të gjejnë miq, që do të pranojnë situatën e tyre. Ndërsa Ana ndjehet e lumtur që është vetëm me Vronskin, ky i fundit ndjehet sikur është i mbytur. Ai mendon që nuk mund të shoqërohen me rusë të klasës së tyre dhe nuk mund të argëtohet. Vronskij, që mendonte se duke qëndruar me Anën do të arrinte lumturinë, është i mbytur nga mërzia dhe pakënaqësia. Më në fund, të mërzitur ata vendosin të kthehen në Rusi.
Në Rusi, ana dhe Vronskij qëndrojnë tek hoteli më i mirë, por marrin suita të ndara. Duket qartë që ndërsa Vronskij mund të lëvizë në shoqëri, për Anën kjo është e ndaluar. Madje edhe princesha Betsi, që kishte pasur lidhje edhe vetë, e shmang shoqërinë me të. An bëhet tepër xheloze dhe bie në ankth duke menduar se Vronskij nuk e do më. Karenini është i përkrahur nga Kontesha Lidia Ivanovna, e cila është tepër e përkushtuar ndaj fesë dhe me ndikim në shoqërinë e lartë. Ajo e këshillon atë që ta mbajë Seriozhën larg Anës dhe t'i thotë që Seriozhës që nëna i ka vdekur. Seriozha nuk e beson këtë gjë. Ana mundohet të vijë e paftuar në ditëlindjen e nëntë të birit, por zbulohet nga Karenini.
Ana, e dëshpëruar që të rimarrë pozicionin e saj në shoqëri, vendos të shkojë në një teatër në të cilin e gjithë shoqëria e Petërsburgut është e pranishme. Vronskij i lutet të mos shkojë. Ana pritet ftohtë nga miqtë e saj, një nga të cilët në mënyrë të hapur largohet nga teatri. Ana është e shkatërruar. Të pamundur për të gjetur një vend për të dy në Petërburg, Ana dhe Vronskij largohen në pronat e Vronkit në fshat. Pjesa e gjashtë Doli, e ëma e saj dhe fëmijët e Dolit kalojnë verën me Levinin dhe Kitin në pronat e tij në fshat. Jeta e Levinit është e thjeshtë. Levini bëhet xheloz kur njëri prej të ftuarëve, Veslovskij, flirton hapur me Kitin, e cila është shtatzanë.
Ai e detyron Veslovskij të largohet nga shtëpia. Veslovskij shkon menjëherë të shkojë në pronat e Anës dhe Vronskit. Doli i bën një vizitë të shkurtër Anës tek pronat e Vronskit. Ndryshimi midis jetës së thjeshtë të Levinit dhe luksi i tepërt i Vronskit e çudit Dolin. Doli vë re sjelljen e ankthshme të Anës. Kur Veslovskij flirton me Anën, ajo luan bashkë me të edhe pse duket qartë që ndihet në siklet.
Vronskij i kërkon Dolit që të bindë Anën të ndahet nga i shoqi në mënyrë që ata të dy të martohen dhe të jetojnë normalisht. Doli flet me Anën, por duket se ajo nuk është e bindur. Ana bëhet tepër xheloze me Vronskin. Të dy nisin të grinden. Ana vendos të martohet me të ne mënyrë që ai mos ta lerë. Ajo i shkruan një letër Kareninit dhe sëbashku me Vronskin nisen në Moskë.
Pjesa e shtatë Levini dhe Kiti kthehen në Moskë. Levini përshtatet me jetën e shpejtë dhe të zhurmshme të Moskës. Ai, së bashku me Stivën, shkon në një klub, ku pija dhe bixhozi janë mënyrat më argëtuese për të kaluar kohën. Në klub, Levini takon Vronskin dhe Stiva i prezanton. Levini dhe Stica i bëjnë një vizitë Anës, e cila tashmë i kalon ditët duke u kujdesur për një jetime angleze.Marrëdhënia ndërmjet Anës dhe Vronskit është e tensionuar. Levini mund të lëvizë lirshëm në shoqëri: të shkojë në teatër, të marrë pjesë në ballot që organizon shoqëria e lartë, madje të zhvillojë edhe aktivitete politike.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000241
Botuesi: Penguin Books
Referenca: SKU000498
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU001248
Botuesi: Kokona
Referenca: 2839
Botuesi: Zambaku
Botuesi: Dukagjini
Referenca: 2958
Botuesi: Zambaku
Referenca: SKU000735
Botuesi: Onufri
Botuesi: Wordsworth Classics
Referenca: SKU001247
Botuesi: Kokona
Referenca: SKU000497
Botuesi: OMSCA-1
Botuesi: Erik Botime
Referenca: 2453
Botuesi: Onufri
Botuesi: Te tjere
check_circle
check_circle