Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Sharlota, David Foenkinos Shihe të plotë

Sharlota, David Foenkinos

Ky roman i veçantë rrëfen historinë e artistes Sharlotë Salomon, e lindur në prag të Luftës së Dytë Botërore në Berlin, në një familje hebraike dhe të traumatizuar nga disa tragjedi të brendshme. E dashuruar pas artit dhe vetë jetës, Sharlota rritet, edukohet dhe dashurohet marrëzisht në Gjermaninë e fillimit të nazizmit.

Info shtesë

Disponueshëria: Në gjendje

$7.89

Me ulje çmimi!

-30%

$11.27

Titulli: Sharlota
Origjinali: Charlotte
Gjinia: Roman
Autori: David Foenkinos
Shqipëroi: Edmond Tupja
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2017
Fq. 218
Pesha: 0.282 kg.
ISBN: 978-9928-228-52-9

Mbi librin

Ky roman i veçantë rrëfen historinë e artistes Sharlotë Salomon, e lindur në prag të Luftës së Dytë Botërore në Berlin, në një familje hebraike dhe të traumatizuar nga disa tragjedi të brendshme. E dashuruar pas artit dhe vetë jetës, Sharlota rritet, edukohet dhe dashurohet marrëzisht në Gjermaninë e fillimit të nazizmit.

Përkeqësimi i ndjeshëm i gjendjes, e shtyn atë drejt arratisjes në Francë, ku në vetminë më të thellë, përjeton ethshëm kujtimin e dashurisë e të braktisjes dhe krijon një sërë veprash autobiografike (imazhe, fjalë dhe referenca muzikore), të cilat rrëfejnë gjithë historinë e jetës së saj.

Në këtë roman, Foenkinos i ka thurur lavde vajzës dhe gruas që mundohet të jetë vetvetja, me pasion, delikatesë dhe një vëzhgim të imtësishëm të dhimbjeve të saj. Edhe forma e këtij romani, prozë në vargje, duket sikur do të na kujtojë forcën e artit për të na shpëtuar nga terri brenda nesh. "Sharlota" u kthye në një fenomen letrar ndërkombëtar, duke fituar disa çmime letrare (ndër to, Renaudot dhe Goncourt des Lycéens) dhe u bë një bestseller i papritur.

Fragment nga libri

Ai këqyr atë grua të re, lakuriq, që i dorëzohet.
Si një dëshmi që jeta e flak drejt atij.
Ai mund të flasë, të ëndërrojë, të këndojë, të shkruajë, të krijojë, të vdesë.
Por është i vetmi çast për të cilin ia vlen të vuash.
Vesi me pamje pafajësie.
Të tjerat nuk kanë asnjë rëndësi.

Komente mbi librin

"Një roman që i ngjan poezisë, me fjali që kumbojnë njëra pas tjetrës. Brenda kësaj forme të kristaltë rreh çdo ngjyrim emocioni, që nga ngazëllimi dhe argëtimi e deri te malli dhe pikëllimi, me bardhësinë e hapësirës përreth që simbolizon gjithçka iu mor këtij gjeniu të ri. Ky homazh i veçantë i Foenkinos – it përmban ndjeshmërinë e hollë dhe tragjedinë magjepsëse."

Booklist

"Foenkinos ka një humor elegant, një zgjuarsi të hollë dhe një bagazh të gjerë. Ky është një libër i hollë, po aq i pasionuar sa edhe tragjik."

Kirkus Reviews

"Si fitues i çmimit Renaudot dhe Goncourt des Lucèens, kjo vepër tregon se si mund ta ndihmojë arti dikë të ngrihet mbi rrethanat personale."

Library Journal