Kategoritë

Botuesit

Autorët

Shtjellime historike per troje e fise te lashta shqiptare, Bajram Peci Shihe të plotë

Shtjellime historike per troje e fise te lashta shqiptare, Bajram Peci

Nga gjysma e dytë e shek. XX u shkruan e nënshkruan ligje, karta e konventa europiane dhe botërore, aq sa shihet shkoqur se e bën të pamundur çdo pandehmë të tipit që shfaqet nën emërtimin "Shqipëria natyrale".

Info shtesë

Disponueshëria: Në gjendje

$11.27

Me ulje çmimi!

-20%

$14.09

Titulli: Shtjellime historike për troje e fise të lashta shqiptare
Gjinia: Histori, publicistikë
Autori: Bajram Peçi
Shtëpia botuese: Saras
Viti: 2016
Fq. 364
Pesha: 0.453 kg.
ISBN: 978-9928-152-39-8

Fragmente nga libri

Albania veneta

Nga gjysma e dytë e shek. XX u shkruan e nënshkruan ligje, karta e konventa europiane dhe botërore, aq sa shihet shkoqur se e bën të pamundur çdo pandehmë të tipit që shfaqet nën emërtimin "Shqipëria natyrale".

Madje, jo pandehmë, por duhet quajtur aventurë, sepse bie në kundërshtim me vetë kartat që ka firmosur dhe aderuar Shqipëria. Sa kohë nuk ishim të zotët t'i mbronim kur ishte koha, tani, tërë këto belbëzime janë thjesht kokëçarje që sjellin si rrjedhojë, përpos se keqësim të marrëdhënieve me fqinjët, ndaj na mbetet të përdorim argumentet në mbrojtje të historisë, të vërtetës karshi falsifikimeve të paqes.

Arbëria e lirë mesjetare dhe Epiri ynë

Gjërat u ngatërruan nga helenët kur Bizanti, viset arbre i emërtoi me emrat që u kishte vënë perandori Dioklecian provincave romake në shekullin XX. Nga kjo ndarje, trojet shqiptare nga gjiri i Prevezës e deri te lumi Vjosë, ata i quajtën Epir; krahinat lindore shqiptare nga liqenet e Ohër – Prespës e deri në malet Rodope i quajtën Maqedoni; trojet verilindore prej krahut të djathtë të Drinit të Zi e deri në afërsi të Nishit i quajtën Dardani.

Kjo ndarje politiko – administrative nuk kish përputhje e ngjashmëri me formacionet etnografike dhe demografike. Krahina e Epirit në të cilën shqiptarët ishin shumicë u quajt në vazhdimësi shqiptare.

Lashtësia arvanitase përmes miteve dhe historisë

Siç shihet, arsyet e vendosjes së shqiptarëve në Greqi i përshijnë të tre shkaqet emigratore: shkaqet natyrore, epidemi e katastrofa; ato shoqërore, luftëra dhe destabizilim; dhe shkaqe ekonomike. I gjen kudo nëpër tekste.

Gjithsesi, nuk janë ato arsyetimet që mbizotërojnë pikëpamjet. Mbi të gjitha ato sundon shpjegimi këmbëngulës i një shumice studiuesish dhe historianësh për "shpërthimin demografik të shqiptarëve" dhe "ekspansionin" e tyre, që mbizotëron në tekstet e historisë.