Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
As të parët, as të fundit, Esther Perel
  • As të parët, as të fundit, Esther Perel
  • As të parët, as të fundit, Esther Perel

As të parët, as të fundit, Esther Perel

Pegi

Mjafton ky mëkat i vogël që t’i japë fund marrëdhënies së një çifti, lumturisë apo identitetit të tyre: një aferë. Por, edhe pse kaq e përhapur, kjo dukuri kuptohet fare pak. Ky libër nuk flet vetëm për mosbesnikërinë.

118,45 SEK
106,61 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: As të parët, as të fundit
Origjinali: The state of affairs
Gjinia: Psikologji
Autori: Esther Perel
Shqipëroi: Artan Miraka
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2019
Fq. 346
Pesha: 0.402 kg.
ISBN: 978-9928-233-43-1

Fragment nga libri

Mjafton ky mëkat i vogël që t’i japë fund marrëdhënies së një çifti, lumturisë apo identitetit të tyre: një aferë. Por, edhe pse kaq e përhapur, kjo dukuri kuptohet fare pak. Ky libër nuk flet vetëm për mosbesnikërinë.

Aferat na mësojnë shumë për marrëdhëniet: çfarë presim, çfarë mendojmë se duam dhe çfarë na duket e drejtë. Ato janë një dritare unike nga mund të shihen qëndrimet tona personale dhe kulturore mbi dashurinë, epshin dhe besnikërinë.

Dua të nxis një bashkëbisedim mes jush dhe të dashurve tuaj për çështje të tilla si besnikëria dhe mirëbesimi, dëshira dhe përmallimi, xhelozia dhe posesiviteti, sinqeriteti dhe falja. Ju nxis të pyesni veten, të flisni për ato që nuk thuhen dhe të mos keni frikë të përballeni me korrektësinë seksuale dhe emocionale.

Na pëlqen apo jo, flirtimi është diçka që ndodh ngaherë. Dhe, pavarësisht se sa bojë është derdhur për të na këshilluar se si ta “mbrojmë nga tradhtia” marrëdhënien tonë, kjo nuk i ka mbajtur në fre as burrat dhe as gratë.

Mosbesnikëria ndodh në martesat e mira, në martesat e këqija, e madje edhe atje ku dënohet me vdekje. Ajo ndodh edhe në marrëdhëniet e hapura,ku seksi jashtëmartesor është negociuar me kujdes që më parë.

Dhe liria për t’u ndarë apo divorcuar nuk i ka nxjerrë ende nga moda gënjeshtrat. Pasi i kam hyrë thellë e më thellë kësaj teme, kam dalë në përfundimin që nuk ka asnjë të vërtetë të thjeshtë dhe asnjë tipologji gjithëpërfshirëse, që ta përshkruajë këtë sprovë të pasionit dhe të tradhtisë.

E vetmja gjë, që mund ta them me siguri, është se asgjë nga ato që do t’ju tregoj nuk është e stisur.

Komente mbi librin

“Esther Perel nuk kërkon t’ju bindë me fraza prekëse dhe ngushëlluese. Ajo përpiqet t’ju sjellë me këmbë në tokë dhe t’ju ndërgjegjësojë duke ngulmuar në rëndësinë e bashkëpunimit, të veprimeve e të fjalëve, si çelësa të një martese të lumtur.”

The New York Times

““As të parët, as të fundit” analizon mungesën e besnikërisë nga të gjitha pikëpamjet – personi që tradhtoi, personi i tradhtuar dhe pala e tretë – në përpjekje për të kuptuar se si mund t’i bëjmë më të qëndrueshme lidhjet moderne.”

Washington Post

”Esther Perel trajton me vërtetësi çmeritëse dhimbjen dhe rrëmujën që lind në lidhjet e krisura... Nëse martesa juaj gjendet në ujëra të turbullta, ky libër mund t’ju ndihmojë.”

The Guardian

“Pereli hedh idenë se një ndër faktorët kryesorë të mungesës së besnikërisë, sidomos në martesa në dukje të lumtura, është fakti që presim shumë nga bashkëshortët tanë. Presim, mbi të gjitha, të na ndihmojnë në rrugën drejt kërkimit të vetvetes...”

New York Post

Detajet e librit
9789928233431
9789928233431
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Pasuria që s`e blejnë dot paratë, Robin Sharma

Kjo kryevepër, pa dyshim, do të shndërrohet në udhërrëfyesin tënd të përditshëm, në mënyrë që të jetosh jetën që ke ëndërruar gjithmonë!Zbulo zakonet e fshehura, për të jetuar jetën tënde më të pasur dhe për të shmangur pendimin e përhershëm, kur nuk arrin të përmbushësh potencialin tënd.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Attached, Amir Levine, Rachel S.F Heller

A ekziston ndonjë shkencë për dashurinë? Në këtë libër novator, psikiatri e neuro-shkencëtari Amir Levine dhe psikologia Rachel S. F. Heller tregojnë se si kuptimi i teorisë së lidhjes - shkenca më e avancuar e marrëdhënieve njerëzore që ekziston sot - mund të na ndihmojë për të gjetur dhe për të ruajtur dashurinë.
149,25 SEK 165,83 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Mjellma e zezë, Nassim Nicholas Taleb

Suksesi i jashtëzakonshëm i kompanisë Google ishte një mjellmë e zezë, ashtu siç ishte 11 shtatori. Për Nassim Nicholas Taleb, mjellmat e zeza janë baza e pothuajse gjithçkaje në botën tonë, nga krijimi i feve e deri te ngjarjet në jetët tona personale.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2238

Botuesi: Te tjere

Tregtari më i madh në botë, Og Mandino

Kam lexuar të gjithë librat që ndonjëherë janë shkruar për shkathtësinë e të shiturit, por mendoj se Og Mandino i ka tejkaluar të gjithë me "Tregtari më i madh në botë". Askush që do t'i ndjekë këto parime nuk ka për të dështuar kurrë si tregtar dhe askush nuk ka për të qenë vërtet i madh pa këto.
42,64 SEK 47,38 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: EDFA Botime

Gra që dashurojë me shpirt, Robin Norwood

Gra që dashurojnë me shpirt”, një libër shumë i kërkuar, që jep plot raste, ku janë vënë në dukje me shumë qartësi arsyet për të cilat shumë femra bien në dashuri me një mashkull të përshtatshëm për to dhe harxhojmë më kot energjitë e veta për ta ndryshuar. Dhe ndërkohë që shpresojmë që “ai” të ndryshojë, në të vërtetë janë femrat që përfshihen gjithnjë e...
58,63 SEK 65,15 SEK
More
Në gjendje