Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Flama, Tom Kuka
  • Flama, Tom Kuka

Flama, Tom Kuka

Pegi

Teksa Di Hima heton, na shpaloset përpara syve një mjerim i madh, jo vetëm  ekonomik, por edhe shpirtëror. Njerëz që nuk duan të njohin rrënjët e tyre,  të shkuarën e tyre; gra që shiten e blihen në pazar për hiçmosgjë, njerëz të kulturës që i kanë duart e lidhura në gjithë atë zallahi, mjekë që përplasen me  realitete të paimagjinueshme, njerëz të lirë si banorët e Bregut të Lumit, që  prapë mbeten me disa parime brenda për brenda “shthurjes” së tyre.

7,28 GBP
6,55 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Flama

Origjinali: Flama

Gjinia: Novel

Autori: Tom Kuka

Shtëpia botuese: Pegi

Viti: 2021

Fq. 120

Pesha: 0.183 kg

ISBN: 978-9928-310-59-0

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Ky është rikthimi i Di Himës, kryehetuesit të Tiranës, me të cilin lexuesi është njohur në novelën e parë “Hide mbi kalldrëm”.  

Në një Tiranë “mbretërore” ku gëlon gjirizi, ndyrësia, zallamahia dhe ligësia,  është ulur këmbëkryq Flama, mynxyra e madhe, e cila po shkurton jetë e po  shuan njerëzinë. Por ndërkaq, ndodh një krim në dukje thuajse i rëndomtë.  Kurbatkës së Bregut të Lumit, që sheh filxhan dhe ua nxjerr në shesh të  palarat njerëzve, i kanë prerë grykën me brisk. Di Himës i duhet të zbulojë  vrasësin dhe motivet që e kanë shtyrë atë deri në këtë mizori.  

Të jetë vallë një hakmarrje e thjeshtë? Apo gjëma shkon përtej pafajësisë së  një filxhani? 

Teksa Di Hima heton, na shpaloset përpara syve një mjerim i madh, jo vetëm  ekonomik, por edhe shpirtëror. Njerëz që nuk duan të njohin rrënjët e tyre,  të shkuarën e tyre; gra që shiten e blihen në pazar për hiçmosgjë, njerëz të kulturës që i kanë duart e lidhura në gjithë atë zallahi, mjekë që përplasen me  realitete të paimagjinueshme, njerëz të lirë si banorët e Bregut të Lumit, që  prapë mbeten me disa parime brenda për brenda “shthurjes” së tyre.  I ngjashëm me romanin e Konicës “Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit”, Tom Kuka, me stilin e tij, që shkon nga magjikja te realja,  rikthehet për të na rrëfyer gjëmën e madhe të mëkatit.

Di Hima, si një tjetër Doktor Gjilpëra, kërkon të gjejë një vrasës, kurse qytetit  po i merret fryma nga morti. Tom Kuka mbush karron e tij me trupat e  lëngatës së Flamës, ndërsa dikush vret për të mbuluar mëkatin nga rrjedh e  gjithë llahtara. 

Një metaforë e mrekullueshme për njeriun e sotëm, që po përjeton një pandemi mbarëbotërore, ndoshta për shkak të grykësisë dhe përdhosjes që i  ka bërë natyrës dhe vlerave njerëzore.  

Detajet e librit
9789928310590
9789928310590
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Kur vdiqa, Doranin Agalliu

Nga viti 2001 punon si ''Auditues ligjor'', profesionist i lirë. Pasioni dhe dëshira për letërsinë ka qënë e hershme.Ka botuar poezi në almanakun ''Adriatiku'', në gazetën ''Studenti'' etj. 
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Princi

Fryma, tregime bashkëkohore në gegnisht

Ndër ta, emna të mirënjohun për letërsinë bashkëkohore shqiptare, me botime e publikime, prani letrare të dendun nëpër kanalet letrare të rrjeteve sociale, si dhe tjerë me shtytje të herëhershme për me shkruejtë në këtë zhanër. 
4,09 GBP 4,55 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Vrasje në Venecia, Mira Meksi

Një krim i llahtarrshëm ndodh në Venecia një mesnatë fundnëntori. Pranë urës së Turkeshëzave, Fantino varkëtarit i gdhendet në retinë me saktësi pamja e tmerrit: imazhi i një djaloshi të pashëm mbi urë, i cili nxjerr nga pelerina e zezë kokën e prerë të një gruaje të re shumë të bukur, që çurkon gjak.
4,09 GBP 4,55 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

Në katin e tretë nuk troket askush, Kliton Nesturi

"Në katin e tretë nuk troket askush" është libri me tregime i autorit Kliton Nesturi, që sapo ka dalë në libraritë e vendit. Mund të themi pa asnjë hezitim që është libri i tij më i mirë në gjininë e tregimit, por gjithashtu është edhe një pasurim të letërsisë shqipe me një botim cilësor.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001028

Botuesi: Te tjere

Hija e Maleve, Ernest Koliqi

Libri 'Hija e Maleve' nis me novelën 'Nusja e mrekullueshme' novelë kjo e cila vë në pah mentalitetin tipik shqiptar, besëtytnitë mitike të cilat mbase edhe janë konsumuar si ngjarje të vërteta në shoqërinë e kohës.
3,68 GBP 4,09 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Largësi të kaltra, Gazmend Mahili

Vëllimi "Largësi të kaltra" përfshin dy novela: "Largësi të kaltra" dhe "Melodi e një dashurie të ndërprerë" - kjo e fundit, mbase më e realizuara dhe më e bukura e librit, me një theks aktual, sidomos në kushtet e sotme të Shqipërisë, ku vihen përballë njëri-tjetrit individi dhe komuniteti ku jeton.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Koha e dashurisë, rrëfim trikohësh, Ismail Kadare

Dy pjesë të këtij triptiku "Koha e shkrimeve" dhe "Koha e dashurisë", të shkruara në vitet tetëdhjetë në Shqipëri, u botuan në përmbledhjet "Koha e shkrimeve" dhe "Ëndërr mashtruese". Novela e dytë "Koha e parasë", u shkrua në vitet 1996-1997 në Paris dhe Tiranë, dhe u botua për herë të parë në Veprën e plotë të "Fayard"-it, në dy gjuhë, shqip dhe...
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje