- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Me toposin havadan ai na ka bërë të qartë se jemi në vendin e boshit e të fjalëve në erë, ku ulku nuk e ha ulkun po arbëri e ha arbërin, si urdhëron kanuni i Lek Dukagjinit: "Në këtë vend të uruar s'di njeriu si t'i ketë sytë që të mos e vrasin..."
Titulli: Havadan më havadan
Origjinali: Havadan më havadan
Gjinia: Tregime
Autori: Mitrush Kuteli
Shtëpia botuese: Mitrush Kuteli
Viti: 2010
Fq. 112
Pesha: 0.123 kg
ISBN: 978-99956-790-4-0
"Havadan më havadan" i Mitrush Kutelit është një përmbledhje pamfletesh që u botuan në shtypin e kohës në vitet 1930 – 1940. Në vitin 1944 autori i nxori si libërth më vete, me pseudonimin Lugati. Tek ky libërth bazohet ribotimi që kemi në duar, bërë nga trashëgimtarët e Dhimitër Paskos në vitin 2010. Të denja për pamfletet e Kutelit janë patriotizmi i rremë, autoriteti turkoshak i shtetit dhe administratës shqiptare, servilizmi i radhës së pordhashëve me pushtet, shitja e vendit të huajve dhe pasiviteti i një "mileti pa brekë".
Autoriteti i Kutelit ndaj fjalës shqipe shfaqet në këto faqe me atë forcë, që heronjve dhe realiteteve shqiptare t'u gjejë regjistrin e saktë gjuhësor, me leksikun brilant, dispozitën e dialekteve, repertorin frazeologjik, zërin rrëfimtar. Me toposin havadan ai na ka bërë të qartë se jemi në vendin e boshit e të fjalëve në erë, ku ulku nuk e ha ulkun po arbëri e ha arbërin, si urdhëron kanuni i Lek Dukagjinit: "Në këtë vend të uruar s'di njeriu si t'i ketë sytë që të mos e vrasin..." "Jam patriot" është pjesa e një triptiku pamfletesh për "tregtarë flamujsh", për ata që bëjnë biznes me patriotizmin, edhe për ata që ngrohen në diell me krenarinë e gjenezës ilire apo trashëgimisë skenderbegane.
Ilustrimi që shoqëron pamfletin, mban titullin "Të shkrirët e një statuje prej hallve" dhe është marrë nga "Dielli" i Konicës i vitit 1923. Konica i bën këtë përshkrim karikaturës: "Shqipëria i ngreu një statujë (shtat) një Heroi. Po ngaqë statuja nuk ish as prej mermeri, as prej bronzi, po ish prej hallve, ngjau një gjë e mërzitur: Statuja prej hallve nisi të shkrijë nënë rrezet e "Diellit".
Të dyja rrethanat që përshkruajnë me gjuhë koncize Kuteli dhe Konica tek bien dakord dhe plotësojnë njëri-tjetrin me idetë se kush shfaqet patriot në këtë vend dhe kush merr shtatore, i gjejmë aktuale në këtë vit të jubileut të Pavarësisë ku është shpallur me urdhër nga qeveria shkuarja më 28 nëntor me një listë patriotizmash nga vende dhe njerëz.
Është aftësia e gjuhës së Kutelit dhe Konicës për të kapur thelbin shqiptarisë që ngre kokë në punët e shtetit dhe në çmimin që i vë jetës dhe punës së njeriut. Është po aq aftësia e realiteteve që përsëriten për të parë te e shkuara fytyrën e vet si në pasqyrë.
Rroftë Shqipërija!Rroftë Atdheu kombëtar Shqiptar!Roftë Flamuri nacional shqiptar, kombëtar, kuq e zi me zhgabën madhështore trimërore, dykrenore, shqiptare e Lekës, Pirros edhe e Skënderit, që e ngriti Ismail Qemali!Rrofshin të gjithë dëshmorët edhe heronjtë e kombit që vdiqnë për Mëmëdhenë!Rroftë! Rroftë! Rroftë!!!
I them këto të gjitha nga fundi i zemrës, i mëlçisë dhe plënxit kombëtar, sepse jam patriot i vërtetë dhe i flaktë si flaka e zjarrit!I kulluar si llomi!I pastër si balta!I drejtë si drapri! Kurdoherë kam qënë patriot kombëtar i drejtë dhe me qëndrim të pa tundur si shkëmbi. Kam prova sa të doni dhe sa të mos doni.
Betimi im ditë për ditë dhe nat për natë, veçanërisht kur pi raki me meze të mirë (qelepir kombëtar patriotik!) është:- Për Flamur!- Për Shqipëri!- Për kokën e Skënderbeut!- Më vraftë palla e Skënderbeut!- Hëngsha eshtrat e Skënderbeut! Veçanërisht këtë të fundit që është shumë i fortë se vetëm qentë hanë eshtra, e përdor më dendur.
Jam kryenaltë se jam Ilir dhe se Leka i Madh zaptovi botën, vajti në Hindi... Po ta lemë Lekën e Madh dhe Pirron e të vijmë më këndej ne Skënderbeu që ish fatos mbi fatosa e që bëri armikun të dridhej (më qafsh, shtjemë një gotë raki dhe afroji ata kukurecë kombëtarë se qënkan pjekur mirë!)Kështu pra unë jam gati të vdes për Shqipëri, të vdes për Flamurë me zhgabën trimërore dykrenore arbënore e cila duhet t'u nxjerrë sytë gjithë tradhëtorëve të poshtër dhe rezilëve që s'pinë raki, raki rrushi pa ujë e që s'hanë kukurec kombëtar të pjekur në hell!
Sa të mbaroj këtë shishe raki jam gati të nisem e të vdes për Shqipëri në luftë kundra armikut shekullor, si kam vdekur e njëzet a tridhjet herë të tjera, dhe kur të kthehem që andej të më dyfishoni pensionin patriotik se pata derdhur gjakun si lumë për Atdhe.- Më pyet në kam qënë fashist e në mora para nga Italija?- Isha edhe mora!Po këto i bëra si patriot kreshnik e fisnik se i gënjeva italianët. Qëllimi im ka qënë që t'ia mbaroj paratë Duçes edhe ta bëjë fukara Italinë edhe pastaj Shqipërija ta zaptojë Italinë si bëri Pirrua i Madh edhe mua të më madhohet pensioni patriotik kombëtar!
Unë kam thirrur në mes të kafenesë: Rroftë Flamuri dy-krenor me dy zhaba, me tri, me pesë...Po të më çani zemrën me sëpatat e Liktorit do gjeni brenda Flamurin dy-krenor të Skënderbeut.Për kaqë vepra patriotike të pavdekshme e për kaq thirrje Rroftë Shqipërija sa m'u ngjyr zëri nuk po i kërkoj Atdheut përveç se të ma paguajë pensionin në ar rregullisht, sepse karta po bëhet batall.
Dua të më lejojë përveç kësaj të marr çdo mot të dhjetat e dy tre katundeve ku ka vreshta që të pi raki e të ha kukurec patriotik. Çmimin e të dhjetave duhet të ma falë Shteti sepse jam patriot kombëtar edhe betohem për kokën e Skënderbeut. E në ma falka mua këtë copë të dhjetë, a mos përmbyset bota? Vetëm kaqë gjë i kërkoj unë Shqipërisë sepse kam djegur plënxin me raki dhe jam ngjyrur duke thirrur se do bije theror në fushën e nderit ku flamuri i Skënderit valon si trim me fletë (më qafsh afromë shishen se u mërzita me këto gotat e vogla!)Rroftë Shqipërija!Rrofshin patriotët kombëtarë kreshnikë nacionalë!Rrofshin dëshmorët që u bënë therror për Shqipëri!
-E njeh Zenelin?
-Jo, nuk e njoh!
-U bë për të vrarë. E do ta vras!
-Si e qysh?
-Dje më shkeli hijen!
-Hijen tënde?
-Timen! Ecnja rrugës, në djellë, kur më arriti Zeneli. Hija ime ishte aty poshtë. Ish e gjatë sepse dielli perëndonte. E priste më dysh rrugën. Zeneli më dha tunjatjetën edhe ma shkeli hijen. Ç'të bëj?
-Vraje!
-E vrava!
-Aferim!
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Botuesi: Albas
Referenca: 2808
Botuesi: Mitrush Kuteli
Botuesi: Toena
Botuesi: Fishta
Botuesi: Skanderbeg Books
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Botuesi: Univers
Botuesi: Vintage
Botuesi: Pegi
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Botuesi: Toena
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU000003
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU000004
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU000005
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU000006
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU000135
Botuesi: Ideart
Referenca: SKU000244
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001678
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001680
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001681
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001949
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: 2658
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: 2808
Botuesi: Mitrush Kuteli
Me toposin havadan ai na ka bërë të qartë se jemi në vendin e boshit e të fjalëve në erë, ku ulku nuk e ha ulkun po arbëri e ha arbërin, si urdhëron kanuni i Lek Dukagjinit: "Në këtë vend të uruar s'di njeriu si t'i ketë sytë që të mos e vrasin..."
check_circle
check_circle