Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Njëzet vjetët e Lusit, Elsa Osorio
  • Njëzet vjetët e Lusit, Elsa Osorio

Njëzet vjetët e Lusit, Elsa Osorio

Dituria

Në këtë thriller tërheqës, Elsa Osorio ka sjellë historinë e fortë të një vajze të re, që përpiqet të gjejë identitetin. Në thelb, historia e Lusit pasqyron atë të popullit argjentinas: si mund të shpresojmë të kuptojmë veten, nëse historia jonë është e mbuluar me sekrete dhe tragjedi?

12,39 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Njëzet vjetët e Lusit
Kategoria: Roman
Autori: Elsa Osorio
Perktheu:  Agim Doksani
Botues: Dituria
Viti: 2023
Fq. 416
Pesha: 0.500 kg
ISBN:978-9928-366-53-5
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Lindja e të birit e shtyn Lusin,  një argjentinase njëzetvjeçare, t’u kthehet kujtimeve dhe të ndriçojë një zonë të errët në kujtesë. Fillimisht është vetëm një dyshim kalimtar për origjinën e saj të vërtetë, por, me kalimin e kohës, i kthehet në një fiksim: a është ajo, siç ka besuar për njëzet vjet, bijë e prindërve të afërt me diktaturën argjentinase dhe mbesë e një gjenerali të fuqishëm e të korruptuar apo, përkundrazi, është bijë e dy të zhdukurve, desaparecidos, e lindur në robëri?


Duket sikur fasha me të cilën i kishin lidhur sytë, i bie papritur dhe e gjithë e kaluara merr një kuptim të ri. Lusi zgjohet nga letargjia dhe nis një kërkim këmbëngulës për të vërtetën, e cila do të ndriçojë qoshet më të errëta të shoqërisë në të cilën u rrit. Historia që zbardhet pak nga pak, është ajo e një vendi të ndarë e të copëtuar nga një regjim terrori, e një vendi të plagosur nga torturat, tmerri i zhdukjeve, fshehja famëkeqe dhe tradhtia e harresës.
Në këtë thriller tërheqës, Elsa Osorio ka sjellë historinë e fortë të një vajze të re, që përpiqet të gjejë identitetin. Në thelb, historia e Lusit pasqyron atë të popullit argjentinas: si mund të shpresojmë të kuptojmë veten, nëse historia jonë është e mbuluar me sekrete dhe tragjedi?

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928366535
ean13
9789928366535
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Vrasje në shtator, Anne Holt

Kufoma, të cilën e zbulon rastësisht gjatë një shëtitjeje avokatja Kerin Borgu nga Oslo, nderej aty në një anë. Shoku i saj i shkollës dhe admiruesi i përjetshëm, Hekon Sand, jurist pranë rajonit të policisë, caktohet për zbardhjen e kësaj çështjeje - së bashku me komisaren simpatike Hana Vilhelmsen.
7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Shtriga e Babilonisë, D. J. McIntosh

Nga vapa përvëluese dhe shtrëngatat me rërë të verës famëkeqe të vitit 2003 në Bagdad, vjen ky rrëfim tepër tërheqës, i mbështetur në traditën e lashtë kulturore të Mesopotamisë dhe në rëndësinë jo aq të njohur, por të thellë të saj, për njerëzimin.
11,89 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Vajza e mirë, Mary Kubica

Një natë, Mia Deneti hyn në një bar ku kish lënë takim me të dashurin e saj me të cilin herë grindej, herë pajtohej. Por ai nuk vjen. Pas disa gotash, Mia largohet me një të panjohur enigmatik.
11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Presidenti eshte zhdukur, Bill Clinton, James Patterson

Presidenti është zhdukur. E gjithë bota është tronditur. Por arsyeja e zhdukjes së tij është shumë më e rëndë se ç'mund të imagjinohet. Një libër me detaje që vetëm një president mund t'i dijë, dhe me kureshtjen gjithëpërfshirëse, që vetëm James Patterson – i mund të ngjallë.
15,76 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Sekreti i mijëvjeçarit, Katherine Neville

Në kërkim të një komplet mistik shahu, që dikur kishte qenë pronë e Karlit të Madh, ngjarjet e romanit shtrihen në dy shekuj dhe në tri kontinente, duke ndërthurur intriga të vjetra dhe moderne, kërkime arkeologjike thesaresh, gjëegjëza të fshehta dhe enigma të mbushura me të dhëna të kodifikuara nga e shkuara e lashtë.
14,86 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: SARAS

Treni i nates, Martin Amis

Detektivja Majk Hulihën rrëfen detyrën që i kanë ngarkuar si detektive të zbulojë një vetëvrasje dhe ndërkohë parashtron edhe rrugëtimin e jetës së saj që ka kaluar në peripeci të dhembshme, që nga dhunimi seksual tek ai fizik.
7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Katra, Veronica Roth

Fillimisht Veronica Roth nisi ta shkruante Divergjenten nga perspektiva e Tobias Itënit, një djalë nga Vetëmohuesit, që përjetonte tensione të forta me të atin dhe që donte të çlirohej nga grupimi i tij. Pas tridhjetë faqesh, ngeci, sepse rrëfimtari nuk i dukej i përshtatshëm për historinë që donte të tregonte.
8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Vajza amerikane, Monika Fagerholm

1969. Një vajzë e re amerikane, Edi dë Uajër, shkon në një ishull të Finlandës për të vizituar teton e saj, që jeton në Shtëpinë e Xhamit. Dy djelmosha bien kokë e këmbë në dashuri me të dhe, kur ajo zhduket sa hap e mbyll sytë e pa asnjë shkak, njëri prej tyre gjendet i vetëvarur në hambar. Ky është fillimi i "misterit të vajzës amerikane", që do të...
7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001815

Botuesi: Pegi

Trashegimia e Stonhenxhit, Sem Krister

Tetë ditë përpara solsticit të verës, një njeri masakrohet në një ritual sakrifikues gjakngrirës, në vendin e lashtë të Stonhenxhit, përpara një grupi adhuruesish.Brenda pak orësh, një nga zbuluesit e thesareve më të njohura në botë vret veten.
9,91 CHF
More
Ka mbaruar