Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Portreti i Belinit, Jason Goodwin
  • Portreti i Belinit, Jason Goodwin

Portreti i Belinit, Jason Goodwin

SARAS

Nëse doni vërtet të merrni arratinë nga kjo botë e sotme, e ftohtë dhe e mërzitshme, ky është libri që ju çon në një tjetër botë. Aq sa është një roman letrar dhe trillim historik, aq edhe një mister. Hetimi i shpie këta detektivë mendjemprehtë, guximtarë dhe tërheqës, në Venecia, ku lexuesit fatlumë përjetojnë një periudhë të magjishme të historisë së Venecias.

13,32 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pema e Jeniçerëve, Portreti i Belinit, libri i tretë
Origjinali: The Bellini Card
Gjinia: Roman
Autori: Jason Goodwin
Shqipëroi: Ferid Laçka
Shtëpia botuese: Saras
Viti: 2014
Fq. 326
Pesha: 0.401 kg.

Mbi librin

Në librin "Portreti i Belinit", Goodwin dhe detektivi Jashim shpalosin aftësitë e tyre më të mira. Nëse doni vërtet të merrni arratinë nga kjo botë e sotme, e ftohtë dhe e mërzitshme, ky është libri që ju çon në një tjetër botë.

Aq sa është një roman letrar dhe trillim historik, aq edhe një mister. Hetimi i shpie këta detektivë mendjemprehtë, guximtarë dhe tërheqës, në Venecia, ku lexuesit fatlumë përjetojnë një periudhë të magjishme të historisë së Venecias.

Një panoramë e mrekullueshme, zbavitëse dhe një përshkrim i saktë historik i Republikës së Venecias... Me një rrëfim të gjallë, Goodwin na sjell ndërmend Stambollin e përfshirë në valën e ndryshimeve. Po aq i koklavitur dhe i mistershëm sa edhe rrugët ujore të Venecias. Të mbetet në mendje...

Lexuesit e rregullt të librave të Goodwin nuk do të zhgënjehen dhe lexues të rinj do ta gjejnë veten edhe mes rreshtave të veprave të hershme të Goodwin.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: SARAS

Syri i keq, Jason Goodwin

Ky libër i katërt i mistereve të Jason Goodwin që përfshijnë personazhin aq tipik, detektivin Jashim, e shpie lexuesin sërish në botën përrallore dhe ekzotike të Perandorisë Osmane të shekullit të 19-të.
13,32 
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Vajza amerikane, Monika Fagerholm

1969. Një vajzë e re amerikane, Edi dë Uajër, shkon në një ishull të Finlandës për të vizituar teton e saj, që jeton në Shtëpinë e Xhamit. Dy djelmosha bien kokë e këmbë në dashuri me të dhe, kur ajo zhduket sa hap e mbyll sytë e pa asnjë shkak, njëri prej tyre gjendet i vetëvarur në hambar. Ky është fillimi i "misterit të vajzës amerikane", që do të...
8,88 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2521

Botuesi: Tirana Times

Paniku, Paul Erdman

Paul Emil Erdman ishte një nga shkrimtarët kryesorë të biznesit dhe financave në Shtetet e Bashkuara, që u bë i njohur me romanet e tij të bazuar mbi tendencat monetare dhe faktet historike në lidhje me probleme komplekse të financave ndërkombëtare.
11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Errësira që na ndan, Renate Dorrestein

Në famullinë e vjetër të një fshati modern holandez, Loesi gjashtëvjeçare jeton me nënën artiste dhe me Lukosat, dy burra babaxhanë, për të cilët të gjithë mendojnë se janë qiraxhinjtë e piktores.
8,88 
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Kur mbylla sytë, Linda Green

Një lojë symbyllazi me vajzën do të kthehet në makthin më të keq për një prind. Ela, vogëlushja e shkathët dhe e zgjuar zhduket pa lënë gjurmë. Policia, media dhe familja kujtojnë se e dinë kush mund ta ketë rrëmbyer, por po sikur krimineli i vërtetë të mos jetë një i huaj?
13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Në syrin e demit, Doros Antoniadis

Një thriller policor rrëmbyes, me enigma dhe lojëra matematike, atmosferë ndjellëse dhe ritëm i stuhishëm, ku e tashmja alternohet me të shkuarën, ndërsa lexuesi gjendet vazhdimisht përballë një sërë surprizash.
8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Kryengritësja, libri i dytë, Veronica Roth

Një zgjedhje mund të të shndërrojë ose mund të të shkatërrojë. Por çdo zgjedhje ka rrjedhimet e saj. Ndërkohë që në të gjitha grupimet lindin trazira, Tris Prajëri vazhdon përpjekjet për të shpëtuar njerëzit që do dhe veten, teksa përballet me pyetjet që e mundojnë rreth dhimbjes, faljes, identitetit e besnikërisë, politikës dhe dashurisë.
11,10 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Vrasje në shtator, Anne Holt

Kufoma, të cilën e zbulon rastësisht gjatë një shëtitjeje avokatja Kerin Borgu nga Oslo, nderej aty në një anë. Shoku i saj i shkollës dhe admiruesi i përjetshëm, Hekon Sand, jurist pranë rajonit të policisë, caktohet për zbardhjen e kësaj çështjeje - së bashku me komisaren simpatike Hana Vilhelmsen.
8,88 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000072

Botuesi: Botimet Dudaj

Më në fund gjykatës, John Grisham

Një provincë e vogël me zemër të ndjeshme nën trysninë e padrejtësisë, gjen mbështetje te pasioni dhe profesionalizmi i një gazetari të ri. Por a do të jetë pena e tij ajo që do të zgjidhë gjithçka? Mos duhet të jesh pak i krisur për të përmbysur gurët e këtij realiteti të çmendur?
9,44 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Porosia e tetë, Anne Holt

Kryeprokurori Sigurd Halvorsrudi ka vënë duart mbi fytyrë. Para tij, mbi dysheme, gjendet bashkëshortja, koka e ndarë nga trupi dhe këmisha blu e Halvorsrudit është tërë njolla të errëta, njolla gjaku. Por komisarja Hana Vilhelmseni nuk dëshiron të marrë vendime të parakohshme.
9,99 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: SARAS

Pema e jeniçerëve, Jason Goodwin

I jashtëzakonshëm... paraqet një tablo të gjallë të Stambollit të shekullit të XIX – të dhe duket sikur vetë ai (Goodwin) e shpie lexuesin nëpër qytet, ndërkohë që përshkrimet e tij mbi qytetin të ofrojnë një kënaqësi të pafund.
13,32 
More
Ka mbaruar

Botuesi: SARAS

Guri i Gjarprit, Jason Goodwin

Stamboll, viti 1838. Maksimilian Lëfevrë, një arkeolog francez, mbërrin në qytet i vendosur të zbulojë një thesar të humbur bizantin dhe menjëherë fillojnë të qarkullojnë thashetheme për ato që mendohet se janë motivet e tij të vërteta.
13,32 
More
Ne gjendje