Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • I ri
Ne zgjidhim vrasje, Richard Osman
  • Ne zgjidhim vrasje, Richard Osman

Ne zgjidhim vrasje, Richard Osman

Living

Një mister i ri

Një dyshe detektivësh ikonë 

dhe... një vrasje e re

1 500 Lekë
1 350 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ne zgjidhim vrasje

Agata Kristi me një prekje moderne

Origjinali: We Solve Murders

Autori: Richard Osman

Shqipëroi: Pranvera Palushi

Kategoria: Roman

Botues: Living

Specifikimi: Kapakë të hollë

Viti i botimit: 2025

Pesha: 0.55 kg

Faqe: 414

Përmasat: 15.2x22.8 cm

ISBN: 9789928837134

Ky libër është në gjuhën shqipe

Kategoritë: 1. Letërsia botërore 2. Letërsia Angleze 3. Letërsia bashkëkohore 4. Richard Osman 5. Pranvera Palushi 6. Thriller

Mbi librin

Një mister i ri

Një dyshe detektivësh ikonë 

dhe... një vrasje e re

Stiv Uileri po shijon jetën në pension. Ndonëse bën ende punën e çuditshme të detektivit, preferon të ndjekë rutinën e zakonshme: kuicin në pijetoren e preferuar, të ulet në stolin e preferuar dhe të kthehet te maçoku që e pret në shtëpi. Ditët e tij plot aventura kanëmbaruar dhe burimi i vetëm i adrenalinës që ka, është puna e nuses së të birit, Emit. 

Emi Uileri mendon se adrenalina është ushqim për shpirtin, mirëpo të punosh si truprojë është e rrezikshme. Aktualisht, ndodhet në një  ishull të largët, duke ruajtur shkrimtaren e librave  bestseller, Rozi D'Antonio, deri sa një trup i pajetë dhe një çantë me para sjellin telashe në Parajsë. Kështu, ajo i dërgon një mesazh personit të vetëm tek i cili ka besim...

Ndërsa nisin një turne emocionues në mbarë botën, a do të munden Emi dhe Stivi të mposhtin një vrasës?

Zgjidhja e vrasjeve

... është biznes familjar

Mbi autorin

Richard Osman (lindur më 28 nëntor 1970) është prezantues televiziv, producent, shkrimtar dhe komedian. 

Detajet e librit
9789928837134
9789928837134