Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Poezi, Fernando Pessoa
  • Poezi, Fernando Pessoa

Poezi, Fernando Pessoa

Zemra ime asht nji admiral çmendurak
që braktisi profesjonin detar
e që rrin tue e kujtue pak nga pak
në shtëpi tue ecë, tue ecë tasheparë...

800 Lekë
720 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Poezi
Gjinia: Poezi
Autori: Fernando Pessoa
Shqipëroi: Lisandri Kola
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2016
Fq. 194
Pesha: 0.188 kg.
ISBN: 978-9928-185-33-4

1. Letërsia portugeze 2. Poezi 3. Gegnisht 4. Fernando Pessoa 5. Lisandri Kola

Mbi autorin

Fernando António Nogueira Pessoa lindi në Lisbonë në vitin 1888. Njihet si poet, prozator dhe novator i letërsisë moderne portugeze e asaj botënore. Përpos zhvillimit të disa rrymave letrare që dallohen në krijimtarinë e tij, veçohen edhe kontaktet me okultizmin dhe me doktrinat teozofike, duke krijuar kështu një unikalitet letrar përmes heteronimeve të ndryshme që gjenden në veprën e tij (si: Alvari de Campos, Bernando Soares, Ricardo Reis, Alberto Caeiro etj.). Ndikimi i Pessoa-s në letërsinë e shek. XX e më pas është i ndjeshëm te disa autorë si p.sh. rasti i nobelistit José Saramago në romanin e tij El año de la muerde de Ricardo Reis. Ai vdiq në qytetin e tij të lindjes në 1935, duke lënë të pabotuar një pjesë të madhe të shkrimeve të tij. 

Fragmente nga libri

Ah, nji sot

Zemra ime asht nji admiral çmendurak
që braktisi profesjonin detar
e që rrin tue e kujtue pak nga pak
në shtëpi tue ecë, tue ecë tasheparë...

N'vajtje-ardhje (vetë unë jam ecejak
mbi kët' karrige; veç shêj imagjinar)
deti i braktisun qëndron në flakë
në muskujt e lodhun e pushimtarë.

Asht nostalgjia ndër kambë e ndër kra'
asht nostalgjia n'trunin e shpërndamë
asht zemrimi i madh ardhë lodhjet sa s'ka.

Por – kjo asht e bukur – buronte thellë zemrës
kur flisja... e ku dreqin tashti jam
me admiralin në vend të ndjenjës?...

***

Jo, nuk asht lodhje...
Asht nji masë përhitjet
që më futet në këtë soj mendimi,
asht nji e diel e rrokullisun
nga ndjenja,
nji ditë festive kalue në humnerë...

Jo, lodhje nuk asht...
Asht fakti që unë ekzistoj
e po ashtu dhe bota,
me krejt çka përmban,
me krejt çka në të shpjegohet
dhe në fund asht e njejta gja, variant në nji kopje.

Jo. Lodhje pse?
Asht nji ndijim abstrakt
i jetës konkrete –
diçka si nji britmë
për me u lëshue,
diçka si nji angështí
për me e vuejtë,
ose me e vuejtë krejtsisht,
ose me e vuejtë si...
Po, ose me e vuejtë si...
Pikërisht kjo, si...

Si çka?...
Po ta dija, nuk do të ishte tek unë kjo lodhje e rreme.

(Ah, të verbët që këndojnë në rrugë,
ajo organo ambulante e jashtëzakonshme
asht kitara e njenit, dhe viola e tjetrit dhe zani i asaj!)

Sepse ndigjoj, shoh.
Rrëfej: asht lodhje!...

Detajet e librit
9789928185334
9789928185334
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
2 libra të tjera në këtë kategori:
Ndoshta mund të pëlqejë edhe