Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Shpikësit e mëdhenj
  • Shpikësit e mëdhenj

Shpikësit e mëdhenj

9789928287090
Aeditions

Shpikësit më të mëdhenj dhe idetë e historitë e tyre, nga më të pazakonshmet, te më të dobishmet, nga më të çuditshmet, tek ato që ndryshuan përgjithmonë botën dhe zakonet njerëzore do t’ju shpalosen te ky libër, autorët e të cilit do t’ju rrëfejnë për gjenialitetin e mendjes njerëzore.

10,41 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shpikësit e mëdhenj
Gjinia: Libër edukativ për fëmijë
Shtëpia botuese: Aeditions
Fq. 64
Pesha: 0.905 kg
ISBN: 978-9928-287-09-0


Mbi librin


Shpikësit më të mëdhenj dhe idetë e historitë e tyre, nga më të pazakonshmet, te më të dobishmet, nga më të çuditshmet, tek ato që ndryshuan përgjithmonë botën dhe zakonet njerëzore do t’ju shpalosen te ky libër, autorët e të cilit do t’ju rrëfejnë për gjenialitetin e mendjes njerëzore. Për çdo shkronjë të alfabetit do të njiheni me një shpikës dhe me shpikjen e tij më të spikatur. Kush e shpiku kinemanë? Kush e realizoi dhe si thirrjen e parë me një telefon celular? Kush e shpiku lojën me lego? Kush e shpiku telekomandën? Kush e krijoi kukullën Barbi dhe pse? Kush e shpiku radioteleskopin e parë? Po kompjuterin? Po play-stationin?... Dhe pyetjet vazhdojnë… Po përgjigjet do t’i gjeni vetëm po të shfletoni këtë libër. Ilustrimet janë mahnitëse.

Detajet e librit
9789928287090

Referencat specifike

isbn
9789928287090
ean13
9789928287090
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Arka e Noes

Liza në botën e çudinavet, Lewis Carroll

“Liza në botën e çudinavet”, një prej kryeveprave të letërsisë botërore, është një kremtim i përhershëm për botën e letrave, e sidomos kur renda një gjuhe rivjen në variante përkthimi të ndryshme. “Arka e Noes”, nëpërmjet këtij botimi, pati si qëllim t’i risjellë lexuesit variantin e parë, përkthimin e parë që i ka dhënë gjuha shqipe kësaj vepre – të...
8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Ditari i Alisës, Mirë se erdhët në klasën e gjashtë, vëllimi i gjashtë, Sylvie Louis

Kam kënaqësinë të të njoftoj se po përuroj sezonin tënd të dytë! Ja ku jemi, unë dhe shokët e mi po shkojmë në klasë të gjashtë! Po vdes të të tregoj ditën e parë të shkollës dhe mbi të gjitha, të të them se kush gjendet në klasën time... dhe kush nuk është më (pff.... Karim, më mungon. Do të doja shumë të kisha lajme nga ty!
6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Udhëtimi i mrekullueshëm i Poliksenës, Bianca Pitzorno

Historia e fëmijës së humbur, të rritur larg prindërve dhe pastaj të gjetur sërish, është një temë e rrahur në shumë nga romanet e shekullit XIX. Siç duket, në historinë e njerëzimit, të gjithë prindërit kanë pasur frikë se mos i humbasin fëmijët e tyre dhe të gjithë fëmijët e kanë përjetuar këtë frikë.
9,37 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Aventurat e Herrit, Macja Gug, libri i tetë, Suzi Klajn

Herri dhe Dagu kanë marrë përsipër një mision... Ata kanë mësuar se në bibliotekën e shkollës do të bëhet një festë sekrete. Gjyshja e Herrit ka përgatitur një tortë speciale për atë festë. Por për cilin është festa?
3,12 
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Marti Pents, Mos e prek, Mark Parisi

I patrembur, Marti mbledh bashkë copëzat e provave dhe del në përfundimin më logjik, sipas mendimit të tij; ai është në rrugën pa kthim drejt “njeri-ujkizmit”!
8,22 
More
Në gjendje

Referenca: 2325

Botuesi: Botimet Dudaj

Nirupa dhe Libri i Hijeve, Leora Cika

Titulli: Nirupa dhe Libri i HijeveOrigjinali: Nirupa dhe Libri i HijeveGjinia: RomanAutori: Leora ÇikaShtëpia botuese: DudajViti: 2010Fq. 496Pesha: 0.471 kgISBN: 978-99943-33-99-8
9,37 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Një familje e paparë, Panik në autostradë, libri 21, Christine Sagnier, Caroline Hesnard

Një ditë Lola e gjorë e gjen veten të vetme, të harruar në stolin e parkingut të një pike karburanti në anë të autostradë. Ajo fillon të qajë e frikësuar, sepse prindërit e saj ishin larguar nga pika e karburantit pa e vënë re se ajo nuk ishte më në makinë, pasi ishin shumë të zënë duke debatuar me njëri – tjetrin.
4,37 
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Aventurat e Gozhdëzës, G. Parca, M. Argilli

Në qoftë se do të kërkonim një vëlla për Pinokun, atëherë nuk ka pikë dyshimi që ai kish për të qenë Gozhdëza. Jo vetëm për faktin se të dy i kanë prindërit italianë, jo vetëm për faktin që njëri është prej druri, ndërsa tjetri prej metali, por edhe ngaqë jetët e të dyve janë të ngjashme, gati-gati si dy pika loti.Aventurat e Gozhdëzës janë edhe aventurat...
10,41 
More
Në gjendje

Referenca: 2446

Botuesi: Redona

Ishulli i Thesarit (pershtatje per femije), Robert Luis Stivenson

Ky roman u botua për herë të parë më 23 maj të vitit 1883. Është një aventurë më piratë për të gjetur arin e fshehur në ishullin e thesarit. Xhim Houkinsi është një djalë i ri që jeton në një han i cili quhet "Admiral Benbou". Ai atje jeton më babain dhe nënën. Një ditë tek dera e hanit shfaqet një burë i çuditshëm.
3,12 
More
Në gjendje

Referenca: 2427

Botuesi: Redona

Dy vjet pushime (përshtatje për fëmijë), Zhyl Vern

Djemtë e një kolegji neozelandez që gjenden të vetëm në bordin e anijes Slougi përfundojnë, për shkak të një shtrëngate në Oqeanin Paqësor, në një ishull të shkretë ku do të qëndrojnë dy vjet... për pushime të detyruara!
3,12 
More
Ne gjendje