Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Akademia për krijesat magjike e Ofelia Blumit, Elisa Binda, Mattia Perego
  • Akademia për krijesat magjike e Ofelia Blumit, Elisa Binda, Mattia Perego

Akademia për krijesat magjike e Ofelia Blumit, Elisa Binda, Mattia Perego

Dituria

Në këtë shkollë pranohen të gjithë nxënësit që, për arsye të ndryshme, janë përzënë nga shkolla të tjera. Por drejtoresha, me syzet e saj ekstravagante dhe pamjen e rreptë, është në gjendje të shohë aftësitë e secilit prej tyre dhe është e gatshme t’i ndihmojë t’i zhvillojnë ato.

10,41 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Akademia për krijesat magjike e Ofelia Blumit
Kategoria: Roman
Autori: Elisa Binda, Mattia Perego
Perktheu: Agim Doksani
Botues: Dituria
Viti: 2023
Fq. 288
Pesha: 0.430 kg
ISBN: 978-9928-366-92-4
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Tea është një magjistare disleksike, mezi lexon. Çfarë fati i keq, sepse për të bërë magji, ajo duhet të lexojë formula të ngatërruara magjike! Pas një aventure tjetër në klasë, që përfundon me ankesat e një shoku, Tea përjashtohet dhe, shumë e zhgënjyer, merr vesh lajmin se prindërit do ta dërgojnë në të vetmen shkollë të gatshme për ta pranuar: Akademinë Ofelia Blum për Krijesat Magjike, e njohur edhe si “akademia për krijesa me cene”.

Në këtë shkollë pranohen të gjithë nxënësit që, për arsye të ndryshme, janë përzënë nga shkolla të tjera. Por drejtoresha, me syzet e saj ekstravagante dhe pamjen e rreptë, është në gjendje të shohë aftësitë e secilit prej tyre dhe është e gatshme t’i ndihmojë t’i zhvillojnë ato. Pikërisht këtu, Tea do të gjejë shokët më të mirë që mund të kishte dashur ndonjëherë: djaloshin Noa Karter, që vuan nga paraliza cerebrale, por kur shndërrohet në një gargojl është i shkathët dhe i fuqishëm; Violën, sirenë e gjallë me flokë me ngjyrat e ylberit, e paaftë të ndiejë dhimbje; Viktorin, djaloshi ujk që ka humbur gjymtyrët e poshtme, por ka mësuar të ngrihet përballë çdo vështirësie; Tesën, zanë e bukur dhe e ëmbël me autizëm; magjistarin Morgan, i cili gjen një mënyrë për të bërë magji, megjithëse belbëzon; dhe Xhonatanin, fantazma e ndrojtur që priret të gjejë strehë në jetën e përtejme.
Bashkë me ta, Tea do të mësojë të përballet dhe të kapërcejë mundësitë e veta, veçanërisht kur ujku, një magjistar shumë i fuqishëm, kërcënon fatin e të gjithë komunitetit të krijesave magjike...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928366924
ean13
9789928366924
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Ideart

Ditari i Gregut, vol. 1+2, Jeff Kinney

Të jesh fëmijë ta sjell në majë të hundës. Askush nuk e di këtë më mirë se Greg Hefli, që e gjen veten të ngecur në shkollën 9 – vjeçare, ku ngordhalaqi i vogël ndan korridoret me fëmijë më të gjatë, më të këqij, që madje edhe rruhen.
14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Të rendësh pas telasheve, Alan Brandlay

Është vera e vitit 1950 dhe disa ngjarje të pashpjegueshme kanë ngërthyer Bakshoun, rezidencën e kalbur angleze, që familja e Flavias e quan shtëpi. Një zog i ngordhur gjendet në pragun e derës së shtëpisë me një pullë poste të vendosur çuditërisht në sqepin e tij.
8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Samueli dhe violina prej reje, Denata Toce

Samueli dëshironte me gjithë zemër të kishte një violinë të vërtetë. Mezi po priste ditëlindjen e tij, që prindërit t'ia dhuronin atë. Por, atë ditë askush nuk u kujtua për dëshirën e tij dhe Samueli shkoi në shtrat i mërzitur.
4,68 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Një jashtëtokësor në familje, Bianca Pitzorno

Në familjen Olivieri ka ardhur një mik i jashtëzakonshëm: Moja, një fëmijë nga planeti Deneb. Është vajzë apo djalë? Ndërmjet tokësorëve dhe denebianëve ka një ndryshim të vogël: gjinia e fëmijëve nuk zbulohet pa mbushur të njëzetat. Por ky ndryshim i vogël shkakton vështirësi të mëdha.
8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Shiversi, Annabeth Bondor Stone

Njihuni me Shiversin, piratin më të ndrojtur që ka lundruar ndonjëherë në të Shtatë Detrat. Bashkë me shoqen e tij të ngushtë, Margonë dhe Albin - ndihmëskapitenin e parë, peshkun e tij besnik...
8,22 
More
Në gjendje

Referenca: 2947

Botuesi: Morava

Shtepia magjike mbi peme 3, Mumiet ne mengjes, Mary Pope Osborne

Xheku dhe Ani nuk kanë nevojë për ndonjë mumie tjetër. Por pikërisht këtë gjejnë kur Shtëpia magjike mbi pemë papritur i hedh ata në Egjiptin e Lashtë. Atje ata takojnë një mbretëreshë që kishte vdekur para shumë kohësh, e cila kishte nevojë për ndihmën e tyre. A do të jenë në gjendje Xheku dhe Ani ta zgjidhin enigmën apo
3,12 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Kukudhët, Tom Fletcher

Ç’janë ata që presin muzgun? Çfarë fshihet nën shtratin tuaj? Cilët janë ata që presin me padurim që ju të numëroni yjet? Cilët janë ata që nuk shfaqen nëse nuk ju zë gjumi?
10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001857

Botuesi: Botart

Libri i Sekreteve te Vajzave, Veena Bhairo - Smith

Zbulo sekretet e kontrollit, të besimit në vetvete dhe të qenit më e lezetshmja.Ky libër t'i tregon të gjitha aftësitë që të duhen për të mbijetuar dhe lulëzuar në çfarëdolloj të papriturash që të sjell jeta.
5,21 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Udhëtimi i gjatë i Geri Hopit, Moony Witcher

Teksa qytetet e Besias dhe të Karanit po shkatërrohen në një luftë vdekjeprurëse mes qytetarëve të tyre, Fiderbët dhe Verrotët, Geri Hopi, i cili ka humbur të atin, jeton me dhimbjen e sëmundjes së nënës, e destinuar të vdesë për shkak të mungesës së barnave mjekësore.
8,33 
More
Në gjendje