Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Me hapin e gaforres, Gunter Grass
  • Me hapin e gaforres, Gunter Grass
  • Me hapin e gaforres, Gunter Grass

Me hapin e gaforres, Gunter Grass

IDK

Si thuajse në gjithë veprat e tjera të tij, në fokus është sërish historia e trazuar e Gjermanisë. Por jo më ajo e "fajit gjerman", që e pat bërë atë të famshëm me trilogjinë e Dancingut, por kësaj here historia e viktimave gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

950 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Me hapin e gaforres
Origjinali: Im Krebsgang
Gjinia: Roman
Autori: Gunter Grass
Shqipëroi: Afrim Koçi
Shtëpia botuese: Botimet IDK
Viti: 2017
Fq. 242
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-136-52-7

Mbi librin

Një prej kryeveprave të Gunter Grass-it, shkrimtarit të madh gjerman, fitues i Çmimit Nobel, romani i fundit që ai shkroi dhe, padyshim, një prej romaneve më të bujshëm të letërsisë gjermane.

Si thuajse në gjithë veprat e tjera të tij, në fokus është sërish historia e trazuar e Gjermanisë. Por jo më ajo e "fajit gjerman", që e pat bërë atë të famshëm me trilogjinë e Dancingut, por kësaj here historia e viktimave gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Romani ka në qendër mbytjen në detin Baltik nga një nëndetëse sovjetike, në janar të vitit 1945, të anijes "Wilhelm Gustloff", me 9000 refugjatë gjermanë, kryesisht gra dhe fëmijë. Bëhet fjalë për katastrofën më të madhe të historisë detare, ku humbën katër herë më shumë jetë njerëzore se sa në rastin e Titanikut, e që megjithatë, për shumë dekada me radhë askush s'e përmendte.

Por ndonëse i frymëzuar nga një ngjarje e ndodhur realisht, romani "Me hapin e gaforres", si gjithë vepra e G.Grassit, ka një strukturë mjaft më komplekse, ku faktet përzihen me fiksionin dhe vetë gazetari që na rrëfen historinë, bashkë me familjen e tij, s'janë veçse persona-zhe të Gjermanisë së viteve 2000.

Koment nga The Guardian

Mesazhi i Gunter Grass-it është se të gjithë gjermanët, por sidomos e majta liberale, duhet të tregohen më të ndjeshëm jo vetëm ndaj krimeve të kryera, por dhe ndaj viktimave të historisë gjermane. Dhe kjo jo për të minimizuar krimin e holokausti, apo për të balancuar një të keqe me një tjetër, por thjeshtë sepse dhe vuajtjet e gjermanëve janë po ashtu pjesë e realitetit historik.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928136527
ean13
9789928136527
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
1 produkt tjetër në të njëjtën kategori:

Referenca: 2660

Botuesi: Skanderbeg Books

Macja dhe miu, Gunter Grass

"Macja dhe miu" është një metaforë. Joakim Malke, një djalosh jetim që jeton në Dacing të Gjermanisë, është miu dhe shoqëria që e rrethon është macja që e përgjon ta zërë në grackë. Rrëfimi jepet përmes Pilencit, një prej shokëve të Malkes së Madh dhe fokusohet në kohën e Luftës së Dytë Botërore.
500 Lekë
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2660

Botuesi: Skanderbeg Books

Macja dhe miu, Gunter Grass

"Macja dhe miu" është një metaforë. Joakim Malke, një djalosh jetim që jeton në Dacing të Gjermanisë, është miu dhe shoqëria që e rrethon është macja që e përgjon ta zërë në grackë. Rrëfimi jepet përmes Pilencit, një prej shokëve të Malkes së Madh dhe fokusohet në kohën e Luftës së Dytë Botërore.
500 Lekë
More
Ka mbaruar