Nobelistët

Information

Botuesit

Autorët

Ulje çmimi! Novela per nje vit, Jeta lakuriq, Luigi Pirandello Shfaq të madhe

Novela per nje vit, Jeta lakuriq, Luigi Pirandello

SKU000282

Produkt i ri

Emri i Pirandelos, si shkrimtar i shquar italian, është tashmë i njohur për lexuesin shqiptar, sidoqë jo aq sa duhet e sa e meriton ky shkrimtar i madh.

Më shumë detaje

Nuk e kemi më këtë produkt në depo

$7.33

-20%

$9.16

Më shumë informacione

Titulli: Novela për një vit, Jeta lakuriq
Origjinali: Novelle per un anno
Gjinia: Novela
Autori: Luigi Pirandello
Shqipëroi: Mustafa Greblleshi
Shtëpia botuese: Çabej
fq. 156
Pesha: 0.33 Kg.
ISBN: 978-99927-33-00-4

Mbi autorin

Emri i Pirandelos, si shkrimtar i shquar italian, është tashmë i njohur për lexuesin shqiptar, sidoqë jo aq sa duhet e sa e meriton ky shkrimtar i madh. Romancier, novelist e dramaturg i shquar, shumë i diskutuar para dhe pas vdekjes, shkrimtar me individualitet të theksuar, artist kontradiktor, plot dritë e hije, Luigji Pirandelo lindi në Siçili në vitin 1867.

Ndërmjet viteve 1901-19019 shkruan e boton 15 vëllime, ku përfshihen më shumë se dyqind novela e që më pas u përmblodhën në një titull të përbashkët: "Novela për një vit". Novelat e librit që keni në dorë janë zgjedhur pikërisht prej tyre. Përveç novelave, Pirandelo ka shkruar edhe gjashtë romane, nga të cilët përmendim: "I ndjeri Matia Paskal" dhe "Një, asnjë, njëqindmijë". Por ai mori emër në mbarë botën kur nisi të merrej me dramaturgji.

Ka shkruar më shumë se tridhjetë pjesë, që kanë titull të përbashkët: "Maska lakuriqe". Përmendim mes tyre: "Henriku lV", "Gjashtë personazhe kërkojnë autor" dhe "Të veshim të zhveshurit". Në vitin 1925, Pirandelo krijoi në Romë një trupë teatrale për të luajtur pjesët e veta dhe bëri më të turne të gjatë në Europë dhe Amerikë. Teatri i tij mori emër të madh në të gjithë botën. Në vitin 1934 u nderua me çmimin Nobel për letërsinë.

 

Reviews

Write a review

Novela per nje vit, Jeta lakuriq, Luigi Pirandello

Novela per nje vit, Jeta lakuriq, Luigi Pirandello

Emri i Pirandelos, si shkrimtar i shquar italian, është tashmë i njohur për lexuesin shqiptar, sidoqë jo aq sa duhet e sa e meriton ky shkrimtar i madh.

Libra të ngjashëm

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

Shkarkime

KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (0)